Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Fushë-Miloti pa rrugë për fshatrat

13:15, 04/03/2023
A+ Aa A-

Aksi rrugor që lidh Fushë- Milotin me fshatrat e Kurbinit është në gjendje të degraduar. Banorët fajësojnë bashkinë që prej vitesh nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në rrugë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta deri në bllokim të autostradës Laç – Lezhë.

Nga SYRI TV

Ky aks rrugor është një nyje e rëndësishme, pasi lidh zonën e Fushë-Milotit, me disa fshatra të tjerë të Kurbinit. Në kushtet në të cilën ndodhen rruga, të braktisur tërësisht nga bashkia, banorët e Fushë-Milotit kanë paralajmëruar protesta deri në bllokim të autostradës Laç-Lezhë.

Për gjendjen e aksit rrugor, banorët fajësojnë firmën që merr inerte në lumin Mat, ndërsa kërkojnë nga Autoriteti Rrugor ndërhyrje të menjëhershme.

Segmenti rrugor me gjatësi 3 km ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë. Asfalti u ka lënë vendin gropave, ndërsa banorët thonë se kjo situatë vijon prej kohësh dhe fajësojnë bashkinë e Laçit për mungesë mirëmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco