Punimet për mbikalimin e Shkozës, ARRSH: Ja si do të devijohet qarkullimi i mjeteve

Punimet për mbikalimin e Shkozës, ARRSH: Ja si do të devijohet qarkullimi i mjeteve

11:55, 04/03/2023
A+ Aa A-

ARRSH njofton devijim të qarkullimit të automjeteve, duke nisur nga data 6 mars në rrethrrotullimi e Shkozës.

Njoftimi i ARRSH:

Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi.

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco