Shqipëri-Mali i Zi, bashkë për menaxhimin e përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumit Buna

Shqipëri-Mali i Zi, bashkë për menaxhimin e përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumit Buna

17:47, 27/02/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan sot në Podgoricë, dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e bujqësisë: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna”.

Ministrja Krifca tha se, marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkun dhe peshkimin.

Marrëveshja e dytë “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, ka në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për të përmirësuar mbrojtjen e territoreve nga ndërhyrja e dëmtuesve të karantinës së bimëve si dhe lehtësimin e tregtisë së ndërsjellë në shkëmbimin e bimëve dhe produkteve bimore.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatw Takimit të Dytë Ndërqeveritar (G2G2) që po zhvillohet midis qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco