VIDEO-SYRI TV/ Historia e mjeshtrit beratas, këpucari që i dedikoi jetën profesionit

VIDEO-SYRI TV/ Historia e mjeshtrit beratas, këpucari që i dedikoi jetën profesionit

19:50, 02/01/2023
A+ Aa A-

Bashkëmoshatarët e tij i gëzohen ditëve të pensionit, duke kaluar kohën më së shumti me shokët e tyre në lulishtet e qytetit, por për 73-vjeçarin Petrit Matrapazi jeta rrjedh ende me të zakonshmen e punës, një punë që e ka nisur kur ishte vetëm 14-vjeç e deri më sot.

Nuk ka rëndësi nëse është dimër apo verë, nuk ka rëndësi nëse është festë apo ditë e shënuar, pasi ditët për këpucar Petritin nisin dhe përfundojnë në punishten e tij, aty ku jo vetëm mrëmban, por edhe qepë në mënyrë artizanale këpucë.

Petrit Matrapazi e nisi këtë profesion kur ishte vetëm 14-vjeç dhe shumë shpejt kuptoi se do ta shoqëronte gjatë.

Këpucari Petrit Matrapazi tregon se, menjëherë pas ushtrie, Ndërmarrja e Riparim-Shërbimit në Berat e çon për specializim në shkollën profesionale në Tiranë, në kursin 1-vjeçar për “modelist këpucarësh”, një shkollë ku studioheshin profesione nga më të ndryshmet dhe ku jepnin mësim profesorë nga më të mirët.

 

Me ndryshimin e sistemit dhe rënien e komunizmit, pasi hyri sistemi i demokracisë dhe filloi vetëadministrimi, këpucar Petrit Matrapazi, si shumë ustallarë të tjerë, kaloi në sektorin privat, në dyqanin ku vazhdon të punojë edhe sot,kur numëron gati 55-vite në këtë profesion.

 

Ai pohon se, është shumë i kënaqur me këtë profesion sepse gjithë jetën ka nxjerrë “art” nga dora dhe modelet që ka bërë kanë qënë të shumëllojshme.

Petrit Matrapazi kujton një nga momentet më të bukura dhe njëkohësishit më të vështirin e jetë së tij në profesion,që e përfundoi me sukses.

Pasi mbaroi shkollën profesionale, në përfundim të saj, çdo student duhet të realizonte një palë këpucë me porosi për persona të ndryshëm dhe Petritit i ra shorti ti bënte këpucët një zonje që ishte e motra e Shefit të Shtabit të Përgjithsshëm të Ushtrisë në MInistrinë e Mbrojtjes, Petrit Dumes.

Usta Petriti e ka "peng" që nuk ja trashëgoi dot profesionin e këpucarit dy djemve të tij që nuk e kishin me qejf këtë zonat.

Sot,73-vjeçari, punon ende pasi ai ndihet i aftë fizikisht për të mbajtur gjallë pasionin e tij që duket se nuk do të vdes kurrë,por pse jo edhe për ti siguruar ca të ardhura më shumë familjes së tij.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco