Daily Mail i shokuar pas deportimit të shqiptarëv/ Nikollaj: Artikull realist

Daily Mail i shokuar pas deportimit të shqiptarëv/ Nikollaj: Artikull realist

13:45, 13/12/2022
A+ Aa A-

Dailymail tërhoqi jo pak vëmendje më një artikull kushtuar shqiptarëve të futur ilegalisht në Britani të madhe.

Gazeta prestigjioze shkruan se  kriminelët kthehen në shqipëri ku priten me Range Rover. "Njëmbëdhjetë burra shqiptarë zbarkojnë nga një fluturim deportimi në aeroportin e Tiranës, të rrethuar nga roje kufitare britanike dhe zyrtarë të imigracionit. Këto foto tregojnë për herë të parë shqiptarët që kthehen në shtëpi, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira për të shmangur dëbimin. Mes atyre në aeroplanin që u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës mëngjesin e së enjtes së kaluar, kishte burra që ishin dënuar për krime droge në Britani. Të tjerë kishin kaluar ilegalisht Kanalin me varkë përpara se të zhdukeshin në tregun e zi në hije" shkruan Daily Mail.

Danjel Nikolla nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ku komentoi më shumë rreth kësaj teme. Ai u shpreh se ky artikull ishte në fakt një tregues i mirë i realitetit.

“Ky artikull është shumë realist një nga ato artikujt që se kam parë në mediat shqiptare... aq të artikuluar mirë, ishte i kopsitur dhe në fakt duhet të na bëjë të reflektojmë.

Më duket që për ne është një artikull që na tregon realitetin që shqiptarët që vijnë në Britani e hasin çdo ditë.

Për sa kohë në Britani kemi avokat të mirë bëhet më e vështirë puna për ti kthyer me çfarëdo lloj statusi të jen., Mund të ketë një rritje të numrit të kthimeve por këtu prap bashkohemi dhe kthime ka pasur dhe më parë dhe këtu lind pyetja pse flitet vetëm tani për kthimet? Kthime ka për qytetar nga e gjithë bota”, u shpreh Nikolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco