Situata në Durrës/ Asnjë prej familjeve të përmbytura nuk është evakuuar, 20 shtëpi nën ujë

Situata në Durrës/ Asnjë prej familjeve të përmbytura nuk është evakuuar, 20 shtëpi nën ujë

11:39, 12/12/2022
A+ Aa A-

Rreth 300 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë në zonat rurale të Durrësit, ndërsa uji ka vërshuar brenda 20 shtëpive që ndodhen pranë lumit Erzen.

Shtëpitë me prani uji brenda tyre ndodhen në lagjen Stalla të fshatit Vadardh, në krah të lumit Erzen. Asnjë prej familjeve të prekura nga përmbytjet natën e kaluar nuk është evakuar në konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, pasi disa prej tyre kanë shkuar tek të afërmit dhe të tjerë tek fqinjët e tyre.

Sipërfaqja e përmbytur në tokë bujqësore përllogaritet rreth 300 hektarë, kryesisht në fshatrat Vadardh, Rrushkull, Perlat dhe Hamallaj.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendore ura e Shënepremtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri është e pakalueshme nga mjetet, ndërsa ura e Jubës është e kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë ndjeshëm.

Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco