FOTO/ Ky është moti për javën që vjen

FOTO/ Ky është moti për javën që vjen

14:30, 11/12/2022
A+ Aa A-

Pas një fundjave me shi, java e re që po vjen do të jetë pak a shumë e njëjtë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur parashikimet për javën që vjen.

Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco