Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikimi i motit për ditën e premte

22:36, 21/07/2022
A+ Aa A-

Vendi ynë ashtu si këto ditët e fundit edhe për nesër do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje dhe jug. 

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë me shpejtësi 1-5m/s e përkohësisht mesatare dhe shpejtësi deri në 10m/s në lugina e bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zona malore 18 deri 36°C
në zona e ulëta 19 deri 39°C
në zona bregdetare 22 deri 36°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco