SYRI TV/ Festohet Dita Kulturore e Selitës, organizimi i kthen vëmendjen zonës

15:00, 15/06/2024
A+ Aa A-

Kultura, tradita dhe historia e Selitës në Mirditë u prezentuan përmes një aktiviteti muziko-letrar të titulluar Dita Kulturore e Selitës. Ky organizim i konceptuar si një festë në vendlindje, e cila është braktisur masivisht gjatë viteve të fundit, bëri bashkë banor, ish banor të kësaj zone dhe shumë të ftuar, të cilët njohën nga afër bukurinë e zonës.

Kjo festë ka për qëllim të kthehet në traditë si një mënyre për të rikthyer vëmendjen nga ish-qyteza e Kurbneshit dhe fshatrat e Selitës, të cilët janë lënë në harresë.

Instancat shtetërore duhet të investojnë dhe njerëzit të rikthehen në Selitë, që kjo zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik të zhvillohet. Ky ishte mesazhi që u përcoll në Diten Kulturore të Selitës.

E ndodhur 40 km larg qytetit të Rrëshenit dhe mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shpopullimi mbetet plagë e hapur për fshatrat e Selitës në Mirditë. Me ndërtimin e rrugës së Lurës, e cila ka nisur dy vite më parë ka shpresa që situata do të ndryshojë përmes zhvillimit të turizmit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco