Mashtrimi/ Urgjenca e QSUT-së nuk është rikthyer ende në funksionim

Mashtrimi/ Urgjenca e QSUT-së nuk është rikthyer ende në funksionim

11:47, 15/06/2024
A+ Aa A-

Urgjenca e QSUT-së ende nuk është rikthyer në funksionim. 

Ndryshe nga sa pat deklaruar drejtoria e QSUT, më 31 maj 2024, urgjenca ende nuk i është kthyer funksionit normal.

Sallat e koronargrafisë nuk funksionojnë dhe nuk bëhet efiçent shtrimi. Duke qenë se është ende kjo problematikë, rastet me probleme të zemrës dërgohen ende në Sanatorium.

Bashkë me rastet, sipas grafikut në Sanatorium shkojnë dhe dy mjekë nga Urgjenca. Urgjencat e tjera paraqiten tek sëmundjet e brendshme në QSUT.

As observimi nuk është vënë në punë për shkak të disa defekteve me rrjetin elektrik.

30 milionë lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riekspertim të shkaqeve të zjarrit. 

Zjarri në urgjencën e QSUT-së që ra më 11 shkurt 2024  në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. 

Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco