Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO-SYRI TV/ Gjirokastër, lagjja 'Cfake' pa transport urban, banorët: Nuk durojmë dot më, spitali larg!

14:15, 03/07/2022
A+ Aa A-

Banorët e lagjjes “Cfake” në Gjirokastër prej më shumë se 2 vjetësh vuajnë për mungesën e transportit urban. Edhe pse shpeshherë banorët e kanë ngritur zërin dhe kanë dërguar ankesa në bashki, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Nga SYRI TV

Lagjjia “Cfake” në të cilën jetojnë mbi 120 familje prej dy vjetësh nuk ka transport urban. Banoret ankohen se janë të detyruar të ecin për kilometra të tëra me këmbe pasi tani që është periudhë pandemie duhet të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Edhe pse kanë qenë të shumta ankesat e tyre në bashkinë e Gjirokastrës, situata vijon të jetë e njëjtë, ndërkohë banoret shprehen se nuk u kanë dhënë asnjë përgjigje se kur do të mund të rikthehet në pune sërish autobusi.

Probleme te tilla janë të shumta në qytetin e Gjirokastrës dhe sidomos pas ndërhyrjes së ujësjellësit, i cili ka shkatërruar shumë rrugë në lagje të ndryshme të qytetit ,duke ua vështirësuar së tepërmi jetën banorëve, pasi u duhet të përshkojnë më këmbë shumë rrugë dhe të privohen nga shumë shërbime të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco