Arsimi: Më 23 maj testohen nxënësit e klasave të 5-a në tri lëndë

Arsimi: Më 23 maj testohen nxënësit e klasave të 5-a në tri lëndë

07:11, 04/05/2022
A+ Aa A-

Më 23 maj 2022 të gjithë nxënësit e klasave të pesta do t’i nënshtrohen testimit të njohurive të fituara në ciklin fillor në 3 lëndët bazë Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre. Ky testim, sipas urdhrit të firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi nuk ka për qëllim penalizmin e nxënësve në vlerësim, por që Ministria e Arsimit të shoh boshllëqet që mund të ketë sistemi i mësimdhënies dhe të ndërhyhet në përmirësimin e saj, njofton RTSH,

Provimi fillon në orën 10:00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta. Procesi do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar dhe raporton për çdo parregullsi të vërejtur gjatë zhvillimit të tij .

Në urdhër theksohet edhe që nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase testin në Matematikë dhe Dituri Natyre do të jetë në gjuhën e tyre amtarë. Ndërsa nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë, veçoritë dhe standardin e tyre. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë, testin e kthen në sistemin e shkrimit Brail.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco