VIDEO-SYRI TV/ Shpërthen Covid në shkollat e Beratit, fshihet numri i nxënësve të infektuar

VIDEO-SYRI TV/ Shpërthen Covid në shkollat e Beratit, fshihet numri i nxënësve të infektuar

16:22, 10/11/2021
A+ Aa A-

Gjimnazi ‘Babë Dudë Karburnara’ në Berat është kthyer në vatër e koronavirusit. Këtë të mërkurë dhjetëra nxënës të kësaj shkolle u paraqitën pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik për të kryer tampon, ndërkohë që zyrtarët e institucioneve refuzojnë të flasin për mediat lidhur me situatën.

Nga SYRI TV

Radhë të gjata janë krijuar sot para dyerve të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, ku dhjetëra nxënës janë paraqitur për të bërë tampon.

Nxënësit ishin kryesisht nga gjimnazi ‘Babë Dudë Karbunara’, ku mësohet se ka pasur një vatër koronavirusi gjatë ditëve të fundit.

Në këtë shkollë janë regjistruar dhjetëra raste me Covid në dy javët e fundit, duke alarmuar  drejtuesit e shkollës të testojnë masivisht nxënësit.

Drejtuesit e shkollës refuzojnë të japin shifra se sa është numri i nxënësve të infektuar me Covid në këtë gjimnaz.

Burime nga mjekët infeksionistë deklarojnë se, qyteti i Beratit vijon të jetë një nga qarqet më të prekura me Covid-19 në vend, ku një numër i madh të prekurish janë nxënësit e shkollave.

Mjekët raportojnë se çdo ditë dërgojnë drejt Tiranës 6-8 nxënës mesatarisht, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Vetëm pak ditë më parë në qytetin e Beratit humbi jetën një e mitur 3-vjeçe, e cila ishte e infektuar me Covid. Ndërkohë deri më tani nuk është zbardhur autopsia për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 3-vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco