Qeveria në borxh me personat me aftësi të kufizuara, kryetari i shoqatës së Tiranës: Kam lënë kocka për këtë shtet

Qeveria në borxh me personat me aftësi të kufizuara, kryetari i shoqatës së Tiranës: Kam lënë kocka për këtë shtet

12:14, 04/11/2021
A+ Aa A-

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara ditën e djeshme kanë dalë para kryeministrisë në një protestë.

Kjo shoqatë nuk ka marrë pagesat e indeksinit dhe pagat që shteti ua jep qytetarëve që u shërbejnë këtyre personave me aftësi të kufizuar nga periudha 2005-2010, të cilën e kanë çuar çështjen dhe në gjykatë dhe e kanë fituar.  

Ditën e djeshme ata kërkonin  që qeverisa t’i parashikojë këto pagesa në buxhetin e 2022.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV 'Kafe Shqeto' Ali Plaka, Zëvëndës Presidenti i Përgjithshëm i kësaj shoqate si dhe kryetari i degës së Tiranës.

Dori Daka: Dje ju keni dalë para godinës së kryeminstrisë për të kërkuar të drejtat tuaja. Fatkeqësisht të vonuara janë vendime të pa ekzekutuara madje që nga viti 2011 po ju kërkoni që të përfshihet edhe indeksimi në buxhetin e vitit 2020. Mund të na përshkruani se cila është situata ekonomike pjesës më të madhe, jo vetëm të persona që kanë aftësi të ndryshme por edhe të familjeve të tyre në një moment kur kriza ekonomike ka rritur çmimet ka rritur dhe koston e jetës?

Plaka: Në 2005-2010 ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave për indeksimin e pagës dhe nuk është zbatuar për këtë periudhë. I kemi bërë disa kërkesa Ministrisë së Mirëqënies Sociale të cilët na janë përgjigjur do t’jua japim sot , do t’jua japim nesër. Më pas mbasi kaluan disa vite u detyruam dhe ju drejtuam gjykatës të gjithë personat.Kemi fituar vendimin e gjykatës dhe ky vendim është i formës së prerë që Bashkia dhe qeveria të japë borxhin që na kanë ne nga 2005-2010. Dhe ne nuk i kemi marrë akoma këto lekë,  disa i kanë marrë tek-tuk komplet, disa i kanë marrë gjysmë, disa hiq fare.

Flavio Qarri:Ta kuptojmë z. Plaka janë para për vetëm këtë periudhë, më pas është normalizuar situata, që ta kuptojmë?

Plaka: Nga 2005 e para janë marrë nga 2005 në 2010 nuk është zbatuar vendimi i Këshilllit të Ministrave. Nga 2010 na i kanë dhënë shtesën. Flitete për pesë vite rrjeshtë. VKM nuk është zbatuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe nga Bashkia. 

 

Dori Daka: Në çfarë kushtet jetoni aktualisht?

Plaka: Kushtet janë shumë të rënda për një individ para- tetra plegjik sepse shteti ju dha para atyre që pësuan dëme nga tërmeti, i kompensoi , invalidët para- tetra plegjik jo. Dhe në periudhën e pandemisë i morën lekët kurse ne si paraplegjik nuk na i japin. Na përgjigjen që shkoni tek Bashkia të merrni 42 përqindëshin e vendimit ë gjykatës, pjesën tjetër i përket Ministrisë së Mirëqënies. Unë nuk e di a jemi një shtet jemi apo një bashki? Apo 100 shtetet e 100 bashki. Drejtojuni Ministrisë së Financës thonë për këto lekë që ju ka detyrime shteti. Në vendimin e gjykatës janë 50 persona, janë marrë vetëm 42 përqind.

Flavio Qarri:Janë vetëm 50 persona që presin dëmshpërblim apo i gjithë komuniteti para dhe tetra plegjik?

Plaka: Në këtë vendim gjykate që kam unë janë vetëm 50 persona se nuk jepen të gjitha menjëherë. Dhe vendime të tjera vazhdojnë të dalin. Flitet për në shkallë republike jo vetëm për në Tiranë.

Flavio Qarri: Sa është komuniteti në këto momente nëse mund të jepni një shifër i para- tretra plegjikëve , pra gjithë shoqatat ku ato janë grupuar?

Plaka: Këtu nuk janë vetë para-tetra plegjikët,  janë të verbërit , janë jetimët në këtë vendim .

Flavio Qarri: Një numër të përgjithshëm z. Plaka?

Plaka: Numri i përgjithshëm kalon mbi 100 mijë veta në shkallë republike janë dhe invalidët e punës që janë me probleme shëndetësore.

 

Dori Daka: z.Plaka përveç parave të munguar nga moszbatimi i vendimeve gjyqësore ju sigurisht vazhdoni të keni edhe probleme të tjera duke filluar nga mungesa e infrastrukturës deri tek përjashtimi social për punësim, arsim etj. Cila është situata aktuale në lidhje me këto mungesa?

Plaka: Situata është shumë shumë e ndërlikuar. Pse? Një invalid para- tetra plegjik duhet të ketë infrastrukturën e duhen për të shkuar në shkollë, në farmaci, mungojnë ashensoret në çdo vend. Ne e kemi ngritur zërin ,kemi bërë dhe disa protesta, greva urie dhe këto të drejta ne po i kërkojmë gjithmonë. Unë i kam dërguar dhe një një letër Ministrisë së Mirëqënies Sociale

Dori Daka: Çfarë i kërkoni përmes kësaj letre kësaj Ministrie?

Plaka: Ne i kërkojmë të zbatohet vendimi gjykatës

Flavio Qarri:Sot a është kjo protestë fillimi i një lëvizje ndoshta në kushte të dëshpëruara nga ana komunitetit para - tetra plegjikëve apo mendoni se do të zgjidhet shpejt?

Plaka: Kjo është që të vemë në dijeni shtetin. Që këto lekë nuk janë dhënë dhe shpresojmë që shteti të na i japë sepse janë lekët tona.

Dori: A patët ndonjë reagim për protestën e djeshme?

Plaka: Jo nuk patëm një reagim deri dje, presim se çfarë reagimi do të na japin.

Flavio: Deri në çfarë pike jeni të gatshëm të shkoni dhe të vazhdoni?

Plaka; Ne do ta kërkojmë me letra. Do ti drejtohemi Minsitrisë së Financës prap, do ti drejtohemi prap Ministrisë së Mirëqënies Sociale nga ne varemi, që buxheti i shtetit të na japë këto lekë, siç i ka dhënë për tërmetin , siç i kanë dhënë për pandeminë, të na japë dhe ne.

Flavio: Pandemia covid-19 z. Plaka si ka ndikuar, prekur komunitetin tuaj financiarisht dhe në aspektin shëndetësor?

Plaka: Shumë, shumë rëndë sepse një person para- tetra pelgjik nuk i përballon sepse ne kemi dhe probleme të tjera. Kemi problemin dhe të karburantit që si paraplegjik kemi marrë 70 mije lekë  kur ka qënë çmimi 1000 lekë litri , 70 mije lekë kur u bë 1200 lekë litri , 70 mije kur ishte  1700 lekë litri, 70 mijë lekë që është bërë 2000 lekë litri.  Derisa çmimet të rriten të shtohen dhe lekët. Dhe diçka tjetër në rast se këto nuk do realizohen do t’i drejtohemi gjykatës së Strasburgut, në rast se këto vendime gjykate në Shqipëri nuk njihen nuk zbatohen e drejta jonë është të shkojmë deri në Strasburg.  Ambasadorja amerikane thotë i kemi plotësuar kushtet. Nuk e di se çfarë kushtet ka plotësuar ajo ambasadorja në Shqipëri. Ne kemi marë përgjigje nga jashtë se ju janë realizuar të gjitha gjërat dhe nuk keni të drejtë as për në azil, as për drejtat e juaja më sepse të drejtat e juaja janë realizuar në Shqipëri njësoj si në Europë. Unë dua të di janë realizuar këto gjëra si gjithë Europa apo gënjen Europa për ne. Një invalid në gjermani merr 2000 euro , shoqëruesi 1500 euro. Kush të shërben me 110 mije lekë të vjetra këtu në Shqipëri, tre turne . E kam ngritur zërin dhe do ta ngrejë deri në fund ,nuk dorëzohemi, kam lënë kocka për këtë shtet 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 13:27

Kjo qeveri do hequrr zvarre rrugeve te shqiperise.Kjo qeveri absurde bastarde dhe totalisht e paafte dhe e korruptuar duhet te zhduket sa me shpejt.Jane kriminel te pashpirt jane vulgare te paskrupullt

Shto koment

Denonco