VIDEO – SYRI TV/ Maliq, shkolla e Shëngjergjit jashtë funksionit, Nxënësit: Ndihemi shumë të rrezikuar

VIDEO – SYRI TV/ Maliq, shkolla e Shëngjergjit jashtë funksionit, Nxënësit: Ndihemi shumë të rrezikuar

12:05, 04/11/2021
A+ Aa A-

Shkolla e fshatit Shëngjergj në Maliq është jashtë funksionit. Prej dy ditësh prindërit nuk lejojnë fëmijët të zhvillojnë mësim në klasa, pasi u rrezikohet jeta. Ata kërkojnë godinë të re, ndërkohë që bashkia premton se do të ndërtohet së shpejti.

Shkolla e fshatit Shëngjergj në bashkinë e Maliqit është jashtë funksionit dhe gati për t`u rrënuar. Në këtë ambient mësojnë rreth 40 nxënës çdo ditë, të cilët rrezikojnë jetën pasi tavani i shkollës është i amortizuar dhe mund të rrëzohet.

Nga ana tjetër, prej dy ditësh prindërit kanë refuzuar të lejojnë fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në ambientet e shkollës, pasi kërkojnë ndërtimin e një godine të re.

Nga ana tjetër, kryeplaku i fshatit, thotë se shkolla e Shëngjegjit do të nis rikonstruksionin së shpejti, pasi sipas tij është siguruar fondi, ndërsa mësimi do të vijojë në ambiente të tjera deri në ndërtimin e shkollës.

Shkolla e fshatit Shëngjegj ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore, të cilat rrezikojnë jetën e fëmijëve çdo ditë. Ndërkohë, veç dëmtimit, shkolla ka mungesë dhe të kushteve të tjera si tualete, ngrohje apo ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco