VIDEO- SYRI TV/ Kalben dhjetëra kuintal mollë, fermeri: Shteti s`na jep asnjë ndihmë apo subvencion

VIDEO- SYRI TV/ Kalben dhjetëra kuintal mollë, fermeri: Shteti s`na jep asnjë ndihmë apo subvencion

11:34, 04/11/2021
A+ Aa A-

Mungesa e tregut ka bërë që dhjetëra kuintalë mollë të fermerëve në fshatrat e Lezhës të kalbet ende pa u këputur nga pema.

Fermerët tregojnë se prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë, por shitja e prodhimit nuk mund të kryhet për shkak të mungesës së tregut.

Paulin Tusha është një disa fermerët e fshatit Kakarriq në Lezhë, i cili kultivon mollë prej 10 vitesh. Ai tregon se rreth 60 kuintal mollë po kalbet në arë pasi nuk ka treg.

Tushaj thotë se nuk ka patur ndihmë nga shteti edhe pse shpesh herë iu është premtuar subvencionim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco