Nëntor, rritje e ndjeshme e temperaturave edhe nesër

Nëntor, rritje e ndjeshme e temperaturave edhe nesër

07:10, 04/11/2021
A+ Aa A-

Europa juglindore po ndikohet nga rryma ajri të nxehta nga Afrika duke kushtëzuar temperatura të larta në vendin tonë mbi masataren e muajit.

E enjte, 4 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.  

Temperaturat:

Zona malore        12/24°C
Zona e ulët          14/28°C
Zona bregdetare  20/27°C

Kosova, e enjte, 4 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24°C .

E premte, 5 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën Veriore, zona qëndrore dhe zonat lindore do të jetë me diell dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        12/25°C
Zona e ulët          14/30°C
Zona bregdetare  17/27°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco