VIDEO/ Juristja: Aspak e drejtë që vaksinimi Covid i fëmijëve të bëhet me detyrim! Majtas, drejtuesja e emisionit Dori Daka dhe djathtas, juristja Edlira Çepani

VIDEO/ Juristja: Aspak e drejtë që vaksinimi Covid i fëmijëve të bëhet me detyrim!

14:40, 03/11/2021
A+ Aa A-

Një prind si Edlira Çepani, juriste në fushën e të drejtave të njeriut, aktiviste e shoqërisë civile dhe drejtuese e Rrjetit “Barazi ne Vendimmarrje”, gjykon se në kushtet aktuale në vendin tonë, nuk ështe e drejtë që vaksinimi i fëmijëve për Covid-19 të bëhet i detyrueshëm.

Juristja Edlira Çepani e argumentoi mendimin e saj në studion e "Kafe Shqeto" të SYRI TV, e pyetur drejtpërsëdrejti nga autorja e emisionit, Dori Daka, nëse është pro apo kundër, vaksinimit të detyrueshëm të të vegjëlve.

Dori: Kemi zonjën Edlira Çepani, profesioniste, aktiviste, e informuar dhe me guximin për të thënë atë që mendon. Pra, në momentin kur ndodhemi përballë vaksinimit të fëmijëve, cili mendoni se duhet të jetë roli i prindit kur duhet edhe konsensusi i tij? Në fakt ju ndoshta i keni fëmijët më të vegjël se fasha moshore 12-18 vjeç, por në SHBA ka filluar edhe vaksinimi i 5-vjeçarëve prej dy –tre ditësh...

Edlira Çepani:  Vaksina nuk është diçka e re për fëmijët, ne i vaksinojmë që kur lindin. Problematika në lidhje me Covid, siç po thoshte edhe kolegu parafolës, ka një mungesë shumë të madhe informacioni, ka një amulli të tërë që është krijuar dhe nuk ka fakte as për efektivitetin e vaksinës, as për pasojat e saj afatshkurtra ose afatgjata. Kështu që, në  gjithë këtë mungesë informacioni, në gjithë këtë problematikë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike që iu është krijuar njerëzve tashmë, unë mendoj se gjeja më e mirë që mund të bëhet është ndërgjegjësimi dhe informacioni serioz, ne e quajmë “informacioni zyrtar” i prindërve në këto situata. Jo një informacion nëpërmjet televizioneve apo nëpërmjet internetit, por “një informacion zyrtar” dhe “ndërgjegjësues” mund t’i drejtonte ata për të bërë një zgjedhje e cila është në fund, zgjedhja e tyre.

Unë do të thosha që në mungesë të këtij informacioni, në mungesë të qartësisë në lidhje me situatën, në mungesë të kushteve në të cilat ne nuk kemi ndonjë urgjencë të madhe (në bazë dhe të shifrave) për të vaksinuar fëmijët, nuk më duket aspak serioze dhe e drejtë që ky vaksinim të bëhet i detyrueshëm.  

Ka vende dhe si Amerika në fakt, ku është vaksina e gripit; është një vaksinë sezonale që e bëjnë thuajse të gjithë; është një vaksinë falas, shkon dhe e bën, është pjesë e kulturës. Në muajt shtator - tetor, njerëzit aty e bëjnë gjithmonë vaksinën e gripit. Pra, një kulturë krejtësisht ndryshe.

Nëse ne duhet ta realizojmë këtë gjë në Shqipëri, unë them se duhet patjetër që të bëhet nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe nëpërmjet bindjes me fakte të prindërve që kjo është një gjë që jep këto rezultate, këto efekte, ka dhe këto rreziqe. Nëse nuk e japim këtë lloj informacioni në mënyrë serioze dhe zyrtare , që në fakt mbart edhe përgjegjësi për këtë gjë, atëherë nuk mund t’u themi as prindërve dhe as fëmijëve që ju duhet të vaksinoni fëmijët në mënyrë të detyrueshme,” theksoi në përfundim juristja  Çepani./ar.sh/SYRI.NET

INTERVISTA E PLOTE NE VIDEON E KAFE SHQETO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco