Si ta kuptojnë prindërit konsensusin për vaksinimin e fëmijëve dhe a është i ligjshëm? Flet avokati Redon Meksi

Si ta kuptojnë prindërit konsensusin për vaksinimin e fëmijëve dhe a është i ligjshëm? Flet avokati Redon Meksi

14:17, 03/11/2021
A+ Aa A-

Vaksinimi me vaksinën anti-covid ka ardhë në momentin tek një grup moshe më të vogël.

I gjithë ky process i gjatë i vaksinimit i cili ndryshon nga muaji në muaj është aq mjekësor dhe ligjor.

Dhe për të folur në lidhje me anën ligjore ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe Shqeto’ avokati Redon Meksi.
 
Dori: Thuhet se duhet konsensusi i prindërve , si ta kuptojnë prindërit konsesusin e tyre, çfarë duhet të dinë ligjërisht prindërit?

Meksi: Në rastin konkret nuk është se akoma e kanë vendosur me detyrim për fëmijët domethënë e kanë lënë me dëshirë prandaj thuhet që duhet konsesi i prindërve. Konsensusi vlen ligjërisht kur ti ke marrë informacionin e duhur që është në formën konset siç quhet si shprehje. Në rastin konkret ne nuk kemi informacionin e duhur, nuk kemi studimin e duhur për fëmijët, por në fakt nuk i kemi as për të rriturit këto, sepse studimet dhe sot janë në vazhdimësi e sipër. Siç mund të shohim nga një vaksinë kaluan në dy, nga dy në tre, nga tre në katër, që do të thotë që studimi është në kryerje e sipër duke parë se si vazhdon efekshmëria dhe vendosin masat. Për fëmijët ka një problem është dhe etike më shumë. Ne nuk e dimë akoma si mund të vendos një prindër për një fëmijë 13, 14, 15 vjeç se çfarë do të ndodhi me të tërë jetën e tij në vazhdim. Dhe kjo nuk është etike, as normale, as ligjore. Kemi një Kovent për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve që thuhet shprehimisht: Interesi i fëmijës prevalon mbi interesin e të rriturit. Kurse në rastin konkret ne po vaksinojmë fëmijët jo për të mbrojtur fëmijët por për të mbrojturit të rriturit nga transmetimi sepse ne kemi parë që normalisht transmetimi nuk pritet me këtë vaksinë. Prandaj jemi në një shkelje si etike dhe si ligjore.

Flavio: Nëse më lejoni një ndalesë në një kontekst etik, ligjor, finanaciarë, monopolist. Tek fëmijët çuditërisht kemi një qasje le të themi kriminale në aspektin financiar. Ka një ekskluzivitet vaksina Pfizer është një nga kleçkat që djalli fshihet në detaje. Çfarë do të thotë një monopol i tillë tek vaksinimi i fëmijëve?  

Meksi: Ata e kanë vendosur në këtë llojë forme duke qënë se vetëm Pfizer është i miratuar nga FDA( Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) pasi vaksina të tjera nuk janë të miratuara.

Flavio: Jo nuk është e vërtetë, Astrazeneca është po ashtu.

Meksi: Siç thonë këta për fëmijët e vegjël dhe Astrazeneca në fakt për fëmijët e vegjël me çfarë mbajë mend unë nga vera ka pasur një debat të fortë midis grupit të komitetit të vaksinimit të Anglisë dhe Minstrisë së Shendetësisë. Gjithësesi ne kemi një kontrat me Pfizer, kemi një parlament që ka votuar një kontratë pa e lexuar atë. Kemi një shprehje të vullnetit të popullit që nuk e ka parë se çfarë po shpreh dhe kjo nuk është vetëm monopol por është dhe kriminale nga ana e transparences. Kemi një kompani që detyron një shtetit të mos nxjerrin të dhënat . Domethënë jemi në një kontratë me një të fortë dhe me një të dobët që i forti vendos si të ketë dëshirë. Tani arsye pse ka lidh kontratë vetëm me Pfizer mbase vetëm nga ai ka mundësi të marrë pas takimeve të fundit të CEO-s së Pfizerit me kryeministrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco