VIDEO-SYRI TV/ Ndërtimi i ri dëmton pallatin e vjetër, banorët: Të pezullohen punimet

VIDEO-SYRI TV/ Ndërtimi i ri dëmton pallatin e vjetër, banorët: Të pezullohen punimet

11:39, 03/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e një pallati në lagjen numër 13 në Durrës, zhvilluan protestën e tretë radhazi, ku kundërshtojnë ndërtimin e një objekti shumë pranë pallatit të tyre.

Banorët shprehen se apartamentet e tyre janë dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që ndërtimi i një pallati të ri pranë objektit ku ata jetojnë po shton dhe më tej dëmtime.

Banorët kanë bërë kallëzim në Prokurori duke kërkuar ndërprerjen e punimeve, por prokuroria u ka kërkuar që të shkojnë në Polici. As ky institucion nuk u ka dhënë zgjidhje, ndërsa këtë të mërkurë banorët iu drejtuan bashkisë së Durrësit, të cilës gjithashtu i kërkuan të marrë masa.

Banorët shprehen se firma që po ndërton objektin e ri nuk ka përdorur përforcues betoni dhe çeliku për të mos dëmtuar pallatin ekzistues.

Ata thanë se pallati i tyre i klasifikuar më shkallë dëmtimi DS3 akoma nuk është riparuar, ndërsa me nisjen e punimeve të një pallati të ri situata është bërë më e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco