SHMU paralajmëron për shtrëngata shiu të enjten

SHMU paralajmëron për shtrëngata shiu të enjten

10:45, 03/11/2021
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak  njoftoi se ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin diell e vranësira mesatare deri të dendura në veri.

Reshje shiu në pjesën veriore të vendit me shtrëngata të përkohshme në veriperëndim.

Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare era e fortë 15-20m/sek. Për shkak të erës intensive dallgëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të sjellin rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës:

në zona malore 9 deri 22 °C në zona e ulëta 13 deri 27 °C në zona bregdetare 15 deri 27 °C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco