Shqipëria në zonën ‘e riskut të lartë’ për përmbytjet, Peleshi mbledh prefektët dhe kryebashkiakët

Shqipëria në zonën ‘e riskut të lartë’ për përmbytjet, Peleshi mbledh prefektët dhe kryebashkiakët

10:11, 03/11/2021
A+ Aa A-

Duket se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka një strategji tjetër krahasuar me paraardhësit për emergjencat natyrore.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në këto 8 vite, Peleshi në prag të sezonit të dimrit, po mendon për bërjen sa më të mundur të parandalimit apo zvogëlimit të efekteve të përmbytjeve apo bllokimeve nga dëbora.

Ai së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë të gjitha masat për përballimin e pasojave, që mund të sjellin reshjet e shiut apo të dëborës. Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit si dhe me prefektët e 12 qarqeve, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e riskut të lartë, në bazë edhe të raportit vjetor të riskut botëror.

“Ne tani jemi në sezon dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Ndërsa shprehu falenderime për punën e kryer gjatë periudhës së verës me zjarret, por edhe në rastet e përmbytjeve, Z.Peleshi vuri theksin në një koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë në të ardhmen është që një bashki e caktuar duke menduar që sado të agravohet një emergjencë do të vinë ata të emergjencës së Tiranës, do futet ushtria e do ta zgjidhë punën dhe të flejë gjumë, kjo nuk na bën mirë as juve jo e jo që jeni përgjegjës për të kontrolluar dhe mbrojtur komunitetet tuaja, por edhe ne pastaj na bëhet shumë e vështirë të neutralizojmë një emergjencë. Duhet të kemi një reagim të hershëm, duke vënë funksion edhe komunitetin, i cili duhet të ndërgjegjësohet për të lajmëruar në mënyrë që të parandalojmë sa më shpejt emergjencën, në rast se kjo nuk ndodh pastaj përmasa mund të jetë aq e madhe saqë edhe gjithe FA, të gjitha mjetet tona apo të institucioneve të tjera mund të mos mjaftojnë”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur gjithashttu se qeveria ka menduar një mbështetje financiare mbi 20 milionë dollarë për emergjencat civile.

“Ne kemi këtë vit rreth 2,1 miliardë pra më shumë se 20 milionë dollarë buxhet për EC, e cila do të ndahet pak a shumë në mes, pra 1,1 miliardë do të thotë 11 mln dollarë do të jetë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, 600 mln do të transferohen në buxhetet tuaja nga Ministria e Financave përmes Ministrisë së Mbrojtjes”, dha lajmin ministri i Mbrojtjes, por shtoi se buxheti për emergjencat sërish nuk është i mjaftueshëm.

 Një risi sipas ministrit Peleshi është edhe fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të Emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, të cilat do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco