Moti sot dhe nesër, 3 - 4 nëntor 2021

Moti sot dhe nesër, 3 - 4 nëntor 2021

07:12, 03/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik duke kushtëzuar mot relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.

E mërkurë, 3 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        10/18°C
Zona e ulët          11/24°C
Zona bregdetare  16/23°C

Kosova, e mërkurë, 3 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .

E enjte, 4 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.  

Temperaturat:

Zona malore        10/24°C
Zona e ulët          12/28°C
Zona bregdetare  16/27°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco