Recetat në whatsapp në fillim të pandemisë, Erion Dasho tregon pasojat katastrofike të këtij mjekimi

Recetat në whatsapp në fillim të pandemisë, Erion Dasho tregon pasojat katastrofike të këtij mjekimi

13:08, 02/11/2021
A+ Aa A-

Pandemia ishte një ngjarje e jashtëzakonshme por jo vetëm sa i takon shëndetësisë por dhe të një sërë ndryshimesh të tjera si përparësia që i dha botës online. Por jo të gjitha ishin ndryshime pozitive duke ju referuar dhe rastit shqiptar kemi një lloj tejkalimi nga bota zyrtare e letrave e kontratave apo dhe e rregullave të urdhëresave të shkruar të zezë mbi të bardhë në  ëhatsapp apo në rrjete sociale. Shumë vendime janë marë dhe në Istagram apo në  ëhatsapp apo në Facebook.

Kjo çështje është diskutuar që ditën e parë të pandemisë dhe për të folur për këtë kapitullim të shtetit para komunikimit të rrjeteve sociale  ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ doktor Erion Dasho dhe avokati  Kujtim Ibraj.

Flavio: Ka filluar me recetat në whatsapp apo me ligjet në Facebook profesor Dasho?

Dasho: Ka filluar me ligjet në Facebook. Ka filluar kur kryeministri dilte nga mëngjesi deri në darkë dhe rrinte në Facebook, ishte dhe në mjediset e shtëpisë së vet në Surrel kam përshtypjen dhe unë i kam thënë dhe si ‘qoftëlargu’ në disa statuse të mia dhe terrorizonte shqiptarët. Kjo ishte një situatë kur shqiptarët u terrorizuan gjatë karantinës. Një karantinë që filloi mirë dy- tre javët e para ashtu sikur në të gjitha vendet e tjera të botës dhe pastaj u kthye në një terror psikologjik për qytetarin, ku qytetarit i flitej për të vdekur, ku qytetarit i flitej për kufoma, qytetarit i flitej për armik, dolën dhe tanket në rrugë, pra ishte një terrorizim i qytetarit, i cili nisi nga një komunikim në rrjete sociale. Dhe kjo pastaj fatkeqësisht vazhdoi me komunikimin e recetave të mjekëve që qarkullonin si letra bakalli si imazhe  ëhatsapp dhe pastaj në fund të vitit të kaluar zëvëndësoi edhe komunikimit zyrtare midis Ministrisë së Shendetësisë dhe institucioneve të Kujdesit Shëndetësore në rrethe, të cilat unë besoj dhe dyshoj se janë bërë për shkak të shmangjes së përgjegjësisë, pra ministria nuk donte të linte asnjë gjurmë zyrtare për menaxhimin skandaloz që po i bënte pandemisë. Qendrat shendetësore po ta llogarisje merrnin më pak se një maskë në ditë për qendër shëndetësore dhe gjithë qendrat shendetësore merrte gjithsej një përparëse mbrojtëse në muaj. Pra kjo ka qënë situata në tetor dhe nëntor të vitit 2020 pikërisht në momentet kur pandemia po merrte përmasa shqetësuese dhe pastaj pati ato pasoja të tmerrshme që i dimë të gjithë.

Dori: Avokat një nga elementet thelbësor të një kontrate apo të një dokumenti zyrtar është sigurisht dhe forma, pra nuk mund të shmangim formën se pastaj do të kemi përballje me pavlefshmëri të dokumentit. A janë të vlefshme të gjitha ato vendime ligjore të cilat janë marrë janë përcjell përmes rrjete sociale?

Ibraj: Vendimet e të gjitha format ligjore të një kontrate nuk kanë vlerë ligjore në rast se ato nuk kalojnë në institucione përkatëse të firmosura dhe të vulosura  në rrugë institucionale. Pra të gjitha njoftimet që bëhen në këto rrugë janë të vlefshme vetëm përsa i përket përdorimit të brendshëm. Por nuk mund të vendosesh me  ëhatsapp apo me email formën përmbatjen e një VKM ose një udhëzime ose një urdhërese që mund të lëshohet në këto raste. Për shkak të pandemisë qarkullimi përmes ëhatsapp dhe emailit ka qënë një ndër format të përdorura për shkak të urës së komunikimit me njerëzit. Nuk mund ta vendosësh në whatsapp apo në Facebook se ora e ndalimit është ora e 11 natës.

 

Flavio: Të ndalojmë këtu. Nuk mund të bëhet dhe e dimë shumë mirë që nuk mund të bëhet por urdhërat nga ana e policisë së shtetit janë zbatuar njësoj sikur të ishin publikuar në Fletore Zyrtare pa u dërguar për miratim. A ka krijuar kjo një territor gri ndaj qytetarëve?

Ibraj: Të kuptoj. Është shkelje flagrante e të Drejtave të Njeriut përsa i pëket kësaj pjese që ju flisni. Por unë di që një akt normativ ka dy vjet që funksion, është anti-ligjor anti-kushtetues pasi nuk mund të veprohet  pa një vendim të Këshillit të Ministrave  ku të përcaktoj të gjitha ato që i përmende. Në rastin e ëhatsapp-it që përmendi dhe doktor Dasho ne kemi rastin që abuzimin e mbrojmë vetëm me këtë ne e shkruajmë në ëhatsupp dhe e dërgojmë si urdhëresë. Kjo nuk është urdhëresë , pjesa e ëhatsapp është e pa vlefshme , është sqaruese që mund të sqarojë se për shembull në filan orë kemi një takim, vetëm një shpërndarje e tillë mund të funksionojë për shkak të pandemisë. Por me ëhatsapp nuk mund të vendoset për një vendim të këshillit të ministrave ose një urdhërese. Ato duhen të dalin me firmë me vulë janë qarkore të brendshme të cilat duhet të shpërndahen në të gjithë institucionet.

Flavio: Që ta bëjmë pak banale dhe naive situatën avokat. Pse duhen këto rregulla këto ligje të jenë të shkruara?

Ibraj: Elementi formal është se ashtu funksion shteti, nuk mund të funksionojë ndryshe. Nuk mund të funksionojë shteti me Facebook. Facebook është rrjet social, kurse shteti ka shkresa, ka ligje nuk mund të funksionojë pa gjëra të shkuara e të firmosura sepse nuk mban përgjegjësi asnjë pastaj.

Dori: A është ky një element i shthurjes i degradimit të shtetit në momentin kur një gjë kaq solem kalohet pastaj në rrjete sociale dhe a kanë të drejtë qytetarët të mos i binden vendimeve apo urdhëresave të tjera?

Ibraj: Unë mendoj se ka një shthurje institucionale për shkak se institucionet këto dy vite janë çoroditur fare, nuk kanë një koordinim të saktë sepse gjithë secili pret firmën me shkresë që të thotë të mbajë përgjegjësi për ato që firmos sepse le ta themi në gjuhën popullore firma ngelet, letra ngelet dhe secili mban përgjegjësinë e vet. Prandaj dhe njerëzit janë stepur se shumë prejt tyre thonë më ka ardhur urdhër në ëhatsupp por nuk e zbatoj se whatsuup është rrjet social dhe nesër thotë tjetri unë e kam shkruajtur e kam shkruar gabim. Pra njerëzit janë çoroditur për shkak të një komunikimi të tillë sepse shteti funksion me shkresa me letra nuk funksionon me ëhatsupp.

Flavio: Pikërisht funksionon me shkresa mbi të gjitha që dikush të mbajë përgjegjësi për atë që ndodh për veprimet dhe vendimet e zyrtarëve. Por kur vjen puna tek shëndetësia kemi parë receta super over doza antibiotikësh të dhëna me whatsupp në distancë , pikërisht mjekët e familjes kanë qëndruar larg pacientëve. Profesor Dasho a mund të bëjmë një skenar makabër a kemi viktima nga recetat e whatsupp-it?

Dasho: Fatkeqësish duhet të kemi shumë. Problemi kryesor është se ne nuk i kemi evidentuar humbjet e jetës. Sot e kësaj dite Ministria pretendon se janë gjtihsej 2900 humbje jete. Ndërkohë që është provuar tashmë janë 11 mijë vdekje shtesë dhe rreth 16 mijë vdekje të dokumentuar të përllogaritur nga covidi. Por bazuar në të gjtha parametrat shkencor,  të shkencës epidimiologjisë, të shkencës së shëndetit publik dhe të gjithë shkencave mjekësore rreth covidit dhe njohuritë më të mira që kemi deri më tani, pra 16 mijë humbje jete. Një pjesë e këtyre humbjeve të jetës kanë ardhë dhe nga mjekimi i gabuar. Që në maj dhe qershor të vitit të kaluar ne kemi ngulur këmbë si grup mjekësh që kemi folur si ekspertë jashtë linjave, jashtë ndikimit të politikës që çdo mjek familje duhet t’ju ishin dërguar një sasi puls oksimetar, që qytetarët i blenë vetë më vonë. Kushtonte rreth 10 ose 20 euro një pajisje e tillë më vonë shkoi deri në 4000 lekë kur filluan spekullimet, por kjo ka qënë kulmi i çmimit i një puls oksimetri. Shpëtonte jetën sepse në kushtet të covidit, i vetmi parametër i besueshëm që tregonte prekjen ose jo të mushkërive dhe kjo bënte shpeshherë diferencën midis jetës dhe vdekjes ishte oksigjenimi i gjakut. Më pas ju rekomanduam që çdo spital rajonal të kishte një pajisje gjysmë invazive që ishte pajisja cpap or bipap një pajisje e thjeshtë që kushton dhe kjo rreth 3000-4000 euro dhe që ka aftësinë të dërgojë oksigjen me presion në mushkëritë e pacientëve, kur një pjesë e mushkërisë dëmtohej nga covidi dhe kishte ngelur vetëm një pjesë e vogël e mushkërisë funksionale. Pikërisht drejt kësaj pjesë të mushkërisë ishte e nevojshme të dërgohej oksigjeni ose ajri me presion që të oksigjenohej gjaku. Këto ishin dy ndërhyrje të cilat ishin të provuar në atë kohë që shpëtonin jetë dhe në shumë shtete ishte provuar se kjo ishte një taktikë që ndihmonte shërimin e pacientëve. Ndërkohë që në Shqipëri filluan recetat bombastike. Çdo medikamnet që përmendej qoftë dhe shkarazi në një protokoll apo në një studim ndërkombëtar që kishte efekt me covidin bëhej pjesë e recetës bombastike. Pa u bërë një analizë shkencore se në cilën fazë të sëmundjes jepej ky antibiotik ose ky medikamnet. Antibiotikët jepeshin dhe jepen në të gjithë botën në momentin kur një infeksion viral komplikohet me një infeksion bakterial sepse antibiotiku vepron kundër bakterit jo kundër virusit. Në Shqipëri jepeshin menjëherë dy antibiotik pjesë e skemës së parë të mjekimit kur personi sapo kishte shfaqur shenjat e para të sëmundjes. Kortizoni i cili përsëri tregohej se vepronte në stadet e më vonshme të sëmundjes në Shqipëri filloi të jepej në skema që në momentet e para. Dhe kur pacienti nuk e merrte fillonte dhe krahasonte çfarë kishte marrë babai, çfarë kishte marrë gjyshi, bëhesh një amalgam dhe mjeku i familjes në vend që të luante rolin e personit që merr në dorë fatet e trajtimit dhe jep mjekimin e duhur në momentin e duhur për pacientin e duhur, mjeku i familjes u bë thjesht një transmetues i një recete.

Dori: Në këtë rast kemi të paktën minimumin e shkeljes së etikës.

Dasho: Kjo është shkelje shumë e rëndë sepse personat që mbi mjekohen shëndeti i tyre dëmtohet dhe një pjesë e tyre pa diskutim kanë humbur jetën si pasojë e mjekimit të gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco