VIDEO/ Shiu përmbyt disa lagje të Elbasanit, në NSHU vërshojnë ujërat e zeza

VIDEO/ Shiu përmbyt disa lagje të Elbasanit, në NSHU vërshojnë ujërat e zeza

09:24, 02/11/2021
A+ Aa A-

Shiu i rënë gjatë natës ka sjellë probleme në disa lagje të Elbasanit.  Njëra prej tyre është lagjja NSHU ku sa herë bie shi rruga kryesore përmbytet nga uji.

Problemi është një kanal kullues i cili tejmbushet me ujë duke mos përballuar prurjet e shumta si edhe pusetat që bllokohen nga mbeturinat, duke sjellë daljen jashtë edhe të ujërave të zeza.

Në këtë rrugë çdo ditë kalojnë fëmijë që nga mosha e  kopshtit deri tek klasa e 9-të për të shkuar në shkollën “Xhaferr Hakani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco