Sot dhe nesër, shira - por me temperatura në rritje

Sot dhe nesër, shira - por me temperatura në rritje

07:20, 02/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik dhe masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

E martë,  2 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës, pasdite reshjet do të humbasin intesitet duke u spostuar drejt lindjes. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        8/14°C
Zona e ulët          12/23°C
Zona bregdetare  16/22°C

Kosova, e martë,  2 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 12 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .

E mërkurë,  3 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  5 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore        8/18°C
Zona e ulët          12/24°C
Zona bregdetare  16/24°C. Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco