VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti dhe bashkia e Tiranës i la pa shtëpi banorët tek ‘5 maji’

VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti dhe bashkia e Tiranës i la pa shtëpi banorët tek ‘5 maji’

17:51, 01/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e zonës së 5 Majit në Tiranë janë përplasur me inspektorët e IKMT dhe kanë bllokuar rrugën, për të mos lejuar fadromat që të ndërhynë për të shembur banesat e tyre. Banorët kundërshtojnë projektin e Bashkisë së Tiranës, që ka vendosur tu shembi banesat për të ndërtuar aty pallate për strehimin e të prekurve nga Tërmeti. Banorët nuk kanë pranuar të tërhiqen as pas ndërhyrjes së Policisë.

Nga SYRI TV

Vazhdon rezistenca e banorëve në Lagjen 5 Maj kundër projektit të bashkisë Tiranë për shembjen e shtëpive të tyre. Qëllimi i këtij aksioni synon ndërtimin e banesave për të dëmtuarit nga tërmeti. Banorët nuk janë kundër projekteve të pushteti vendor por i vetmi shqetësim i tyre mbetet dëmshpërblim me vlerën e tregut të pronës.

Gjatë aksionit këtë të hënë ka pasur edhe tensionim të situatës. Në zonë është paraqitur edhe policia, por banorët nuk janë sprapsur dhe kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata madje kërkuan që forcat e IKMT të largoheshin nga pronat e tyre me frikën se mund të ndërhynin në çdo kohë.

Banorët kërkojnë të kryhet vlerësimi i pronave me vlerën e tregut dhe jo me çmimin e referencës. Pavarësisht ankesave të dërguara në Bashkinë e Tiranës kjo e fundit ju ka kthyer përgjigje se Bashkia do të marr pronën dhe do të jap një të drejtë për të pasur një shtëpi të cilën nuk mund ta shisni as ta jepni me qira.

Marrëveshje të cilën banorët nuk e pranojnë, në këto kushte protestuesit shprehen të shqetësuar se ende pa arritur në një marrëveshje IKMT nuk mund të ndërhyjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco