VIDEO-SYRI TV/ 20 familje në Durrës para Bashkisë: Prej tre muajsh nuk marrim bonusin e qirasë

VIDEO-SYRI TV/ 20 familje në Durrës para Bashkisë: Prej tre muajsh nuk marrim bonusin e qirasë

17:14, 01/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti protestuan për herë të dytë para bashkisë, pasi ende nuk kanë infromacion se kur do të rindërtohet pallati i tyre. Banorët shprehen se prej tre muajsh nuk marin as bonusin e qirasë, ndërsa akuzojnë kryebashkiaken Emirjana Sako se refuzon t`i pres në takim

NGA SYRI TV

Rreth 20 familje të pallatit Nr. 837 në zonën e njohur “Çezma e Ferrës”, protestuan për herë të dytë përpara bashkisë së Durrësit. Shkak i protestës është bërë heshtja e bashkisë lidhur me fatin e pallatit të shembur nga tëmreti, ku dikur jetonin këto familje.

Banorët shprehen se gati tre vjet pas ngjarjes së rëndë, bashkia e Durrësit nuk ka vendosur nëse do të ndërtohet apo jo pallati ku dikur kishin apartamentet.

Po sikur të mos mjaftojë mungesa e informacionit lidhur me fatin e ndërtimit të pallatit, banorët akuzojnë bashkinë se prej tre muajsh nuk kanë marrë as bonusin e qirasë.

Familjet që dikur jetonin në pallatin e shembur nga tërmeti, shprehen se pas shembjes së pallati të tyre, zona është kthyer në venddepozitim për mbetjet urbane.

Banorët ankohen se shkojnë shpesh në bashki për të kërkuar informacion, por kryetarja Emirjana Sako nuk i pret në takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco