VIDEO-SYRI TV/ ‘Ajnshtajni’ shqiptar, Agim Hyseni ngjashmëri të madhe me gjeniun

VIDEO-SYRI TV/ ‘Ajnshtajni’ shqiptar, Agim Hyseni ngjashmëri të madhe me gjeniun

14:39, 31/10/2021
A+ Aa A-

Agim Hyseni njihet si Ajnshtajni Shqiptar, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me gjeniun. Agimi ka një punishte të përpunimit të hekurit, në të cilën bën punime artistike, teksa tregon se pyunën e ka të trashëguar nga gjyshi, ndërsa po ja trashëgon edhe djalit.

Nga SYRI TV

Agim Hyseni është 73 vjeç dhe prej 56 vitesh bën dekori hekuri në Vlorë. Ai njihet edhe si ‘Ajnshtajni i Shqipërisë’ për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me gjeniun.

Agimi e ka nisur punën në moshën 16-vjeçare dhe tregon se e ka te trashëguar nga gjyshi dhe po e lë trashëgimi te djali i tij, në mënyrë që ky pasion të mos zhduket.

Në punishten e tij numëron dhjetëra punime artistike, që nga ushtaret Spartanë deri tek mbajtëset e verës, apo edhe ndriçuesit.

Se fundmi ai ka krijuar përkrenaren e Skënderbeut.

Agimi ka këshilluar të rinjtë të ndjekin shkolla profesionale, pasi sipas tij një profesionist i mirë ka të ardhme të ndritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco