Temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e diel

Temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e diel

23:01, 30/10/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Ditën e diel moti parashikohet i kthjellët dhe plot diell si dhe temperatura të përshtatshme për aktivitete jashtë shtëpisë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 8m/s.

Në këtë mënyrë ju urojmë një fundjavë të bukur dhe të këndshme! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco