Ndryshon sërish ora: Natën e së shtunës ktheje mbrapa 60 minuta

Ndryshon sërish ora: Natën e së shtunës ktheje mbrapa 60 minuta

11:27, 30/10/2021
A+ Aa A-

Natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor,  në tre të mëngjesit do të na duhet të kthejmë mbrapa akrepat e orës, duke rikuperuar kohën që kishim humbur në fund të marsit dhe duke riorganizuar kronometrin që shënon ditët tona me rrugën e diellit.

 Do të flemë një orë më shumë, por do të humbasim 60 minuta nga ndriçimi i ditës në fund të pasdites.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit, pra deri në natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022.

Pajisjet elektronike të lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërsa për orët e dorës ose të murit duhet të rregullohen me dorë. 

Për momentin nuk ka asnjë lajm për heqjen e mundshme të ndryshimit sezonal të orarit, për të cilin Bashkimi Evropian kishte ftuar vendet anëtare të vendosin deri në vitin 2021.

BASHKIMI EVROPIAN DHE KOHA VERORE - 2021 do të ishte viti i pikës së kthesës, në të cilën çdo vend do të thirrej të vendoste nëse do të miratonte gjithmonë orën diellore apo gjithmonë kohën e verës, për të shmangur shqetësimet psikofizike të ndryshimit të "zonës kohore".

Për momentin gjithçka duket se ka ndaluar: prioritetet e diktuara nga pandemia e kanë zhvendosur vëmendjen në çështje më urgjente dhe, në fakt, çështja është lënë mënjanë.

Këshilli i Bashkimit Evropian, aktualisht i kryesuar nga Sllovenia, nuk e ka caktuar as diskutimin e kësaj teme.

 Do të jetë presidenca franceze, e cila do të udhëheqë semestrin e ardhshëm, për të vendosur nëse do ta trajtojë sërish këtë çështje. 

 Një marrëveshje për këtë ende nuk është arritur, megjithëse është e rëndësishme të shmanget një tabelë e zonave kohore brenda Bashkimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco