Tetori mbyllet me mot të ngrohtë

Tetori mbyllet me mot të ngrohtë

07:00, 30/10/2021
A+ Aa A-

Europa lindore po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri Kontinentale të cilat do të përmbyllin muajin Tetor me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E shtunë, 30 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe mjegull në veri-lindje . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mëngjes.     

Temperaturat:

Zona malore        3/15°C
Zona e ulët          3/23°C
Zona bregdetare  10/22°C

Kosova, e shtunë, 30 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 6 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16°C .

E diel, 31 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës në relievet malote. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.  

Temperaturat:

Zona malore        2/15°C
Zona e ulët          3/23°C
Zona bregdetare  11/22°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco