VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti i mëngjesit në Dibër, dëme dhe frikë te banorët

VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti i mëngjesit në Dibër, dëme dhe frikë te banorët

14:20, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gjashtë lëkundje sizmike u regjistruan gjatë orëve të fundit në zonën e Dibrës, ku më i madhi ishte me shkallë 4.7 rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte në afërsi të Bulqizës, ndërsa lëkundjet krijuan panik dhe frikë te banorët. Në disa fshatra raportohet për dëme në banesa.

Nga SYRI TV

Gjashtë lëkundje tërmeti janë ndjerë në në 24 orët e fundit në Dibër. Dy lëkundje janë shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme një në Shupenzë me shkallë 2.8 rihter dhe një në Gjoricë të Poshtme me 3.1 rihter. Ndërsa 4 lëkundje të tjera janë ndjerë mëngjesin e sotëm po në atë zonë.

Më i madhi ka qenë në orën 8:10 të mëngjesit me 4.7 rigter, me epiqendër në njësinë Administrative Zerqan. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë të trembur.

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërkohë që janë dëmtuar dhjetëra banesa. Në Fushë Bulqizë janë dëmtuar 3 banesa, ndërsa në Ostren dhe Gjoric nga 3 banesa. Ndërkohë dëme në banesa ka patur dhe Shupenzë, Bulqizë dhe Zerqan. Banorët e këtyre zonave tregojnë se dëmet në banesa janë të mëdha.

Grupet e emergjencave civile të Prefekturës Dibër dhe Bulqizë vijojnë të monitorojnë situatën në terren, për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.

Demtimet:

Njësia Administrative Fushë Bulqizë 5 banesa.

Njësia Administrative Ostren, 3 banesa.

Njësia Administrative Gjoricë, 3 banesa.

Njësia Administrative Shupenzë, 1 banesë.

Njësia Administrative Bulqizë, 1 banesë.

Njësia Administrative Zerqan, 1 banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco