Shqipëria e zhytur në borxhe nga qeveria, flet ish-ministri i financave Arben Malaj

Shqipëria e zhytur në borxhe nga qeveria, flet ish-ministri i financave Arben Malaj

13:15, 29/10/2021
A+ Aa A-

Qeveria i shton shqiptarëve 840 milion euro borxhe në buxhetin 2020.

Për të folur për këtë buxhet ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, ish-ministri i financave z. Arben Malaj.

Dori Daka: Do të doja ta nismin me Kosovën pasi kemi publikimin nga ana e kryeministrit z. Albin Kurti ditën e djeshme për një pako të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë në kuadrin e rritjes së çmimeve dhe sigurisht dhe një pako për mbështetjen e biznesit. Për të kaluar në Shqipëri tani pas prezantimit të projekt buxhetit nga ana e z.Rama në parlament, dukshëm kemi deficit të jashtëzakonshëm buxhetor dhe sigurisht nuk bëhet fjala për mbështetje të publikut apo të shtresave në nevojë në këtë situatë të rritjes së çmimeve .Cili është komenti juaj në lidhje me gjendjen financiare të xhepave të shqiptarë në vitin 2022 duke u nisur nga këto rrethana?

Malaj: Ajo që diskutohet sot kudo dhe këshillat që ka kohë që i jepen qeverisë shqiptare dhe Ramës në vençati është që politika më e mirë që shqiptarët e paguajnë qeverinë me taksat e tyre është ta mbrojë nga risqet që mund të ndodhin në ekonomi sepse është dinamike. Sigurisht u goditëm nga tërmeti u goditëm nga pandemia, patëm një situatë alarmante dhe mund të them pa hezitim që është i vetmi kryeministër që prodhon panik dhe kërkon të mbijetojë ndërmjet panikut dhe çuditërisht pastaj çudia e dytë më e madhe pasi ju kërkoi shqiptarëve të bëjnë kujdes në përgatitjet për ta vrarë armikun  që po vinte përballë, inflacioni i ushqimeve dhe karburanteve, na deklaron pas dy javësh që e ka bërë gati  bile ‘ju ka prerë dhe kërthizën’ dy sateliteve që do i nis në orbitë. Është një papërgjeshmëri të cilët shqiptarët nuk ja kanë borxh Edi Ramës i cili ka jetëgjatësinë më të madhe në pushtet. Po një pushtet që ai e mbajti duke i futur kriminelët në politikë dhe në ekonomi dhe tregon papërgjeshmëri maksimale duke i vënë shqiptarët në zgjidhjet e vetme që sicc del nga një sondazh 86% e shqiptarëve kërkojnë të ikin nga Shqipëria, një vend i bekuar nga Zoti por i mallkuar nga keqqeverisjet.

Flavio Qarri: Jemi mësuar dy- tre vitet e fundit të mos shohim debate të ashpra në kuvend në lidhje me projekt- buxhetin. Duket se është një ‘thikë që futet në gjalp’ ajo e propozimeve të Kryeministrit apo është dhuna e numrave që e bëjnw atë të miratojë një buxhet që duket se do t’i dërgojë të gjithë lëkët: o për borxhe të vjetra ose për borxhe të reja. Si do e konsideronit atë që po ndodh në kuvend?

Malaj: Inflacioni na ka kapur dhe tek çmimet dhe tek politika prodhojmë me shumicë sesa konsumojmë thoshte Çurçill në '41 për ballkanin duke e pasur parasysh dhe vetë Shqipërinë. Kështu që jemi brenda natyrës tonë. Më shumë sherr, më shumë debate tragjedi-komedi në institucione shtetërore do bënin sesa përgjegjshmëri ,dhembshuri dhe mbështetje për ata të cilët preken jo për fajin e tyre nga rritja e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Por ajo që unë dua të theksoj është fakti që Rama duke mos dashur institucionet, ka reduktuar në maksimum influencën e parlamentit, pra është më shumë një përzgjedhje individuale me të vetmin kontribut tundjen e kokës miratuese për çdo gjë që thotë Rama dhe për çdo gjë që propozon Rama. Nuk pati asnjë reagim për satelitet e Ramës as nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare që duhej ta thërrisnin dhe t’i kërkon sqarime as nga Komisioni i Ekonomisë  nuk u diskutua tani që erdhi buxheti . Por mirë ky thotë që pasnesër do t’i nisi këta: Po u i ka? Ku e ka miratimin shkencor ? Ku e ka miratimin në Këshillin Kombëtar?  Ku i ka paratë në buxhet ? Sepse ai mund të ketë firmosur një marrëveshje që nesër ju mbetet shqitparëve, se nuk do të jetë i përjetshëm. Ndodh që ai të firmos marrëveshjen të na fusë në detyrime se boll na ka futur në detyrime me Bechetin me miliarda lekë që duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptar dhe përballë kësaj papërgjeshëmrie nuk ka asnjë zë brenda maxhorancës, ka vetëm tundje koke për miratim dhe buzëqeshje .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco