Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Ironia e Fugës: Kush sëmuret fajet i ka vet

Ironia e Fugës: Kush sëmuret fajet i ka vet

17:18, 27/03/2020
A+ Aa A-

Akademiku i njohur Artan Fuga, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka ironizuar me deklaratat se qytetarët që dalin jashtë shtëpisë preken nga Koronavirusi.

Fuga ka thënë se në këtë rast duket sikur fajin për Covid-19 e kanë qytetarët dhe jo vetë virusi.

Ai shprehet se qytetarët duhet të blenë edhe bukë prandaj duhet të dalin jashtë dhe nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Kush sëmuret fajet i ka vet :)

Mirë o mirë, por mos na thoni në atë mënyre që shiko qendroni në shtëpi, se kush nuk qendron në shtëpi, se…

Duket sikur fajin për covidin19 e kanë qytetarët.

Si fajësojnë të sëmurin në familje:

Me diabet??? Të thashë o i uruar se sa shumë sheqerpare haje!

Me kolesterol??? Haje zorrë qingji shoqëruar me raki! Shiko çfarë i bëre vetes dhe neve tani!

Me bajame??? E po sigurisht pi ujë të ftohtë i djersitur!

Te ka zënë reumatizma? Epo gjithë ditën rri në cimento ulur duke luajtur shah me Xonin! Na tani!

Ke majasëll??? Epo me gjithë atë salcë pikante që ha!

Vdiq??? E mo se kishte kohë që vuante nga zemra dhe nuk shkonte te doktori!!!

Ju zuri covidi? Sepse shkoni të bleni bukë, prandaj: Rri ore në shtëpi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco