Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Moti, pas mesdite nisin reshjet

Moti, pas mesdite nisin reshjet

07:20, 19/02/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme  të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë përgjatë 24 orëve të ardhshme.

E Mërkurë 19 Shkurt 2020

E Mërkurë dt 19 Shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të pakta mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/13°C

Zonat e ulëta  8/19°C

Zonat bregdetare 8/18°C

E Mërkurë 19 Shkurt 2020

Kosova për ditën e Mërkurë dt 19 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 12°C gradë Celcius.

E Enjte 20 Shkurt 2020

E Enjte dt 20 Shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu dhe rreshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  3/5°C

Zonat e ulëta  8/13°C

Zonat bregdetare 9/14°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco