Kush jane filmat më të kërkuar në kinematë shqiptare?

Kush jane filmat më të kërkuar në kinematë shqiptare?

14:49, 30/10/2019
A+ Aa A-

Statistikat tregojnë se, kudo në botë, frekuentimet në kinema janë në rritje. Vendet si Turqia, Franca, Finlanda, Gjermania, Polonia e të tjerë, shënojnë shifrat më të lartatë të të vajturit në kinema.

Të njejtën prirje po ndjek dhe Shqipëria, ku tashmë kinemaja është vendi më i preferuar për të kaluar kohën e lirë. Këtë qasje e përfaqëson më së miri dhe Cineplexx  Albania, i cili mirëpret më shumë se 30 000 vizitorë në muaj në sallat e veta në TEG dhe QTU.

Por pse është kjo prirje te shqiptarët? A ka të bëjë me njëhsimin me kinematë botërore apo ngaqë është në stilin e tyre të jetesës?

Image

Duket që kinemaja është një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohën e lirë sepse në një vit, Cineplexx në TEG dhe QTU, mirepret rreth 500 000 vizitorë. Duke prezumuar qe këta vizitore janë vizitorë unikë të kinemasë, Cineplexx Albania frekuentohet nga mbi gjysma e popullsisë së Tiranës.

Cineplexx është një kinema e llojit multipleks, me disa salla moderne ku njëkohësisht shfaqen filma të ndryshëm. Me një kapacitet maksimal prej 1.000 ulësesh, Cineplexx në TEGdhe në QTU mirëpret rreth 1.000 klientë njëkohësisht, për të përjetuar eksperiencën më të mirë të shfaqjes së figurës përmes teknologjisë së transmetimit RealD 3D.

Sallat e Cineplexx janë të pajisura me projektorët më të rinj Barco Phosphor Laser, ndryshe nga çdo kinema tjetër në vend. Projektoret lazer janë një zhvillim teknologjik që mundëson cilësie dhe më të lartë të figurës në krahasim me projektimin tradicional.Këto lloj projektorësh janë shumë herë më efecientë dhe kursejnë gati 50% energji.

Image

Kokoshkat dhe Nachos janë padyshim produketet më të njohura e më të pëlqyera sepse mbajnë receten Cineplexx dhe importohen posaçërisht për kinemanë në vendin tonë. Te qenurit pjese e dy qendrave tregtare Teg dhe Qtu, klientet e Cineplexx përftojnë dhe lehtësira si parkimi lehtësisht i aksesueshem, lavazhi i makines, zonat e kujdesit të fëmjëve, lojrat rekreative për grup mosha të ndryshme, pazaret e shpejta, trajtimet estetike dhe të bukurisë, e të tjera.

Image

2019 ishte viti në të cilin u realizuan disa nga filmat më të vlerësuar ndërkombëtarisht dhe ky isht edhe një arsye me shume që shqipetaret të frekuentonin edhe më shumë kinematë. Cineplexx u kujdes që t’I shfaqte I pari këto filma në sallat e Teg dheQtu. Mund të përmendim këtu: Avengers, Endgame, The Lion King, Aladdin, Fast &Furios Presents Hobbs & Shaë, The Upside, Joker, Aquamanetj.

Këto filma mirëpriten dhe mirëpresin ende në sportelet e Cineplexxnë TEG dhe QTU një numë rrekordk lientësh dhe dashamirësish të kinemasë për të përjetuar në mënyrë speciale eksperiencën që ofron kinemaja. Madje jo vetëm kinematografia ndërkombëtare mori një vëmendje të madhe, pore dhe një prodhim shqiptar siç ishte “2 GishtMjaltë”, që solli një numër të madh dashamirësish të Cineplexx në të gjitha datat e shfaqjes së tij. Interesi i lartë për këtë film u vu re që ne pre-premieren e tij, dhe ky trend vazhdoi deri në datat e fundit të shfaqjes.

Ky film ka thyer çdo pritshmëri dhe ka shënuar rekord me 59.000 bileta të shitura. Nga ana tjetër, Cineplexx kujdeset që përveç filmave të fundit të shfaqura me një cilësi të lartë figure, të sjellë edhe evente tematike në premierat e tyre, për të përçuar tek klientët një eksperiencë argëtuese, më shumë se sa një vizitë në kinema. 

“Ladies Night”, “Men’s Night”, “Superheroes Night”, “Premiere” dhe “Family Day”, janë disa nga tematikat e përshtatura për çdo tipologji klienti,  duke ofruar ushqim, pije, muzikë dhe shpeshherë dhurata për të gjithë. Për eventet më speciale filmike, menutë e personalizuara me personazhe janë një tjetër veçori e kinemase ne Shqipëri, veçanerisht në Cineplexx, e që po pëlqehet gjithmonë e më shumë.

Image

E bukura e kinemasë në Shqipëri është programi i larmishëm si nëpër botë. Aktualisht në Cineplexx-TEG dhe Cineplexx-QTU po shfaqen çdo ditë mbi 10 filma me mbi 30 shfaqje gjatë fundjavës dhe mbi 25 shfaqje gjatë javës.

Periudha tetor-dhjetor konsiderohet si sezon i lartë për kinemanë, me tituj të rëndesishëm filmash që priten të shfaqen në kinema, si për shembull: “Maleficent: Mistress of Evil” , “Ford V Ferrari”, “Frozen II” , “Jumanji: Next Level” dhe “Star Ëars: The Rise of Skyëalker” si dhe disa prodhime shqiptaresi ‘Falco” (filmi iri i Bes Kallakut); “Triumph”, dokumentari për kombëtaren dhe Love- një komedi-romancë në prag të festave.

Sallat e Cineplexx Albania ndodhen në qendrat tregtare TEGdhe QTU. Keto qendra tregtare janë nën administrimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e GrupitBalfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco