Calendula – lulet marigold, ato lule të verdha ose portokalli jashtëzakonisht fotogjenike – nuk janë vetëm të ngrënshme, por janë po aq të pasura me proteina sa quinoa, një tjetër superushqim që është bërë trend vitet e fundit.
Trendet ushqimore vijnë e ikin, por influencuesit që janë gjithmonë në kërkim të promovimit të radhës në rrjetet sociale me mesazhin “ja çfarë nuk ju tregojnë” mund të kenë tashmë një fushë të re për të eksploruar.
Lulet marigold – ato lule të verdha ose portokalli jashtëzakonisht fotogjenike – nuk janë vetëm të ngrënshme, por janë po aq të pasura me proteina sa quinoa, një tjetër superushqim që është bërë trend vitet e fundit.
Sipas studiuesve në Universitetin e Xhorxhias, marigoldët kombinojnë proteinat me “veti hidratuese dhe antioksiduese, përmbajtje të lartë fibrash dhe sasi të konsiderueshme mineralesh.”
Ekipi përmendi kalciumin dhe kaliumin ndër mineralet që mund të përthithen nga marigoldi (Calendula officinalis), i cili ka “disa karakteristika kyçe” që potencialisht e vendosin mbi burimet e tjera bimore të proteinave.
“Ekstraktet proteinike të marigoldit mbeten të qëndrueshme në temperatura më të larta sesa proteinat e tjera bimore, si ato të qiqrave dhe bizeleve,” tha ekipi i UGA-së – një veçori që mund t’i bëjë ato të përshtatshme për pjekje.
Dhe, përpara se dikush të rrotullojë sytë nga ideja e një tjetër superushqimi pa shije që u imponohet njerëzve, aminoacidet në proteinat e petaleve “mund t’u japin ushqimeve një shije umami,” sipas UGA-së.
Studimi i ekipit u botua në prill në revistën ACS Food Science & Technology të Shoqatës Amerikane të Kimisë. Në artikull, studiuesit thanë se gjetjet “nxjerrin në pah proteinat e luleve marigold si një përbërës të qëndrueshëm dhe funksional për një gamë të gjerë aplikimesh ushqimore.”
Lulet e ngrënshme kanë “potencial të pashfrytëzuar”, sipas studiuesit të UGA-së, Fidele Benimana, i cili tha se marigoldët jo vetëm që mund të ofrojnë vlera ushqyese, por edhe teksturë dhe qëndrueshmëri në ushqime./DPA News
© SYRI.net