A mund ta ndihmojë kreatina depresionin? Çfarë tregojnë pesë provat klinike deri tani

A mund ta ndihmojë kreatina depresionin? Çfarë tregojnë pesë provat klinike deri tani

09:47, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

A mund të ndihmojë i njëjti suplement që shumë njerëz e përdorin për të rritur muskujt edhe në trajtimin e depresionit?

Një rishikim i ri i publikuar me 30 qershor në revistën Brain Medicine sugjeron se kreatina ka potencial, por provat ende nuk janë të mjaftueshme.

Kreatina ndihmon qelizat të prodhojnë energji. Trupi e prodhon natyrshëm, por mund ta marrësh edhe nga ushqime si mishi, shpendët dhe peshku, si edhe nga suplementet.

Edhe pse njihet kryesisht për mbështetjen e funksionit muskulor, ajo gjendet edhe në tru, gjë që ka shtyrë studiuesit të hetojnë ndikimin e saj në shëndetin mendor.

Studiuesit rishikuan pesë prova klinike të rastësishme që përfshinin 238 persona me depresion ose çrregullim bipolar.

Dy studime te personat me çrregullim të madh depresiv treguan përfitime, njëra tregoi se shtimi i kreatinës te antidepresiviescitalopram përmirësoi simptomat. Një tjetër tregoi se suplementi rriti efektet e terapisë kognitive-sjellore.

Tri prova të tjera, përfshirë një te persona me çrregullim bipolar, nuk treguan asnjë përfitim.

Në përgjithësi, kreatina u tolerua mirë, me efekte anësore kryesisht të lehta si shqetësime gastrointestinale.

Por dy pjesëmarrës me çrregullim bipolar zhvilluan hipomani ose mani gjatë marrjes së suplementit.

Studiuesit thanë se gjetjet janë premtuese për depresionin, por jo përfundimtare, duke shtuar se nevojiten studime më të mëdha dhe më afatgjata para se kreatina të rekomandohet si trajtim.

“Sinjali është interesant, por nuk është një verdikt,” tha autori kryesor BassamJeryousFares, student i mjekësisë në Universitetin e Otavës në Kanada. “Dy prova treguan në një drejtim dhe tre në tjetrin. Kjo nuk është lloji i provave mbi të cilat ndryshohet praktika klinike. Është lloji që tregon se pyetja ia vlen të hulumtohet më tej.” / MedicalXpress – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco