Lajmi i fundit

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, betoniere bie nga autostrada/ Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar

Lodhje, aritmi dhe tension i lartë - Mjeku endokrinolog shpjegon efektet e dëmet pas konsumit të pijeve energjike

10:01, 03/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sheqeri dhe pijet energjike janë kthyer në një trend për të rinjtë pa ditur rreziqet shëndetësore që kanë. I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, mjeku endrokrinolog, Dashamir Gjergji zbulon pasojat.

Pijet energjike, të cilat janë bërë masive në dy dekadat e fundit, përmbajnë sasi të larta kafeine dhe taurine, si dhe sheqerna apo ëmbëlsues artificialë. Një kanaçe mesatare prej 250 ml përmban rreth 80 miligramë kafeinë, e barabartë me një filxhan kafe.

“Do kuptojmë njëherë e mirë ne dhe të gjithë teleshikuesit që çdo efekt që pijet energjike e bëjnë në organizëm e bëjnë kryesisht në sajë të kafeinës që kanë, në sajë të kafes që kanë. Dhe një pije mesatare prej 250 mililitra ka probabilisht 80 ndoshta dhe më shumë miligramë kafe, sepse duhet parë normalisht përbërësit për secilën.

Praktikisht bie të jetë një filxhan kafeje. Pra 80 miligramë konsiderohet një filxhan kafeje. Dhe në kushte normale ne rekomandojmë dy ose tre kafe në ditë të pijë njeriu. Po kjo s'do të thotë që duhet të marrë dy apo tre pije energjike. Sepse ato përveç kafes kanë dhe produkte të siç e thamë, të tjera brenda, taurinë e të tjera e të tjera, të cilat në një farë mase akumulohen në organizëm, krijojnë problematika të caktuara. Pra janë jashtë natyralitetit që trupi e përthith ushqimin, i merr ushqimin nga gjërat normale.

Megjithatë, ndryshe nga kafja tradicionale, përbërësit e tjerë sintetikë te pijet energjike grumbullohen në organizëm duke shkaktuar probleme serioze. Janë regjistruar raste të të rinjve që paraqiten në urgjenca mjekësore me aritmi dhe tension të lartë, deri në 20 me 12, thjesht si pasojë e konsumit të këtyre pijeve.

Unë kryesisht trajtoj diabetikë, njerëz me tiroide... në themel të ankesave të tyre përgjithësisht është lodhja dhe ato kanë tendencë të shkojnë te përdorimi i tyre. Sidomos dhe moshat e reja, studentët tanë kanë tendencë të shkojnë te përdorimi i këtyre pijeve energjike. Unë sigurisht që kam parë raste që kanë bërë aritmi nga këto... s'e mohoj këtë gjë. Kam parë raste që kanë ardhur me tension të lartë në klinikë, në gati 20 me 12.

Flavio Qarri: Moshat e reja?

Dashamir Gjergji: Po moshat e reja, që janë emergjenca mjekësore. Dhe ndonjëherë do kuptojmë që ndoshta mund të fshihet një problematikë tjetër te organizmi dhe kur ti merr pijen energjike, në një farë mase ti ke stimuluar këtë problematikën e fshehur që kishe në organizëm. Ndaj në rastin konkret njerëzit të jenë sa më natyral. Më mirë le ta pinë atë kafen aty te bari i lagjes siç e kemi ne traditë shqiptarët. Po të paktën 100 herë më pak e dëmshme është ajo kafja arabike sesa një produkt me e ambalazhuar bukur... që ka 100 produkte të tjera përveç asaj. Edhe një herë nuk jam kundra... një a dy në ditë rekomandohet maksimumi por më shumë se kaq nuk është e mirë.

Çfarë i bëjnë metabolizmit të rinjtë që pinë pije energjike apo kanoçe me gaz rregullisht?

Doktori endrokrinolog shpjegon fenomenin e "lodhjes së papritur" ose rënien e menjëhershme e energjisë pas përfundimit të efektit të pijeve.

Nuk është gazi problem te këto. Pra te këto problem janë substancat që thamë, japin këtë pjesën e energjisë e gjërave. Dhe do të të them diçka Flavio nga eksperienca ime e përditshme, kur vijnë pacientë dhe njerëz normalisht që s'kanë gjë, dhe mosha e re se s'ka kush, moshat e reja e konsumojnë këto. Pas përdorimit të këtyre... ato kanë një lodhje të madhe

Pra efekti i tyre ta zëmë, zgjat një orë, dy orë, tre orë, aq sa është, dhe efekti kryesisht i kafeinës, sepse baza e këtij është kafeina. Dhe taurina, po kryesisht kafeina.

Pas ikjes së këtyre metabolitëve, të këtyre produkteve, trupi bie në një lloj lodhje shumë të rëndë sesa ç'ishte përpara se sa të përdorte këtë. Pse ndodh? Kjo ndodh sepse trupi jonë është i pajisur me sensorë në çdo qelizë tona dhe jep sinjalin organizmit, trurit që duhet të pushojë në një situatë të caktuar.

Është një substancë që quhet adenozinë. Dhe sa më shumë adenozinë të prodhojë truri atëherë nënkupton i jep sinjal që duhet të pushosh. Duhet të qetësohesh sepse nuk ka pilulë, nuk ka ushqim, nuk ka magji në botë që të zëvendësojë gjumin e njeriut, pjesën natyrale të gjërave. Ndaj në rastin konkret, ky akumulimi i adenozinës i cili në një farë mase rezervohet dhe pas...

 Ne marrim kafeinën, kafeina i bën një bllokim të kësaj. Me kalimin e kohës, këto le të themi bëhen bashkë. Edhe harxhimi i sheqerit që është bërë gjatë kohës që ne stimulohemi, nga rezervat tona i djegim, pra sheqerin tonë e djegim, atëherë përfundimisht pastaj kur këto e humbin efektin, njeriu ndihet ndoshta dyfish i lodhur.

Kështu që në këtë sens nuk rekomandoj një pije, dy maksimumi, por për mua praktikisht dhe një është tepër.

Çdo përpjekje për të zëvendësuar gjumin me pije apo produkte të tilla është e destinuar të dështojë, pasi asgjë nuk e zëvendëson dot natyralitetin e trupit. Për sa i përket ushqyerjes në tërësi, mjeku thekson rëndësinë e rikthimit te produktet natyrale. Ndryshe nga lëngjet e frutave në kuti, të cilat shkaktojnë luhatje të rrezikshme të insulinës pasi absorbohen me shpejtësi, frutat e plota përmbajnë fibra që mbrojnë pankreasin dhe rregullojnë thithjen e sheqerit.

Dietat e sotme botërore po inkurajojnë një ulje drastike të karbohidrateve dhe sheqernave të shtuara, duke favorizuar proteinat dhe yndyrat natyrale, të cilat nuk provokojnë insulinën – hormonin kryesor që pengon rënien në peshë.

"Nga një pikëpamje për njerëzit duhet të kuptojnë që kalori ndoshta japin të njëjtën gjë si proteina si sheqeri. Por proteina është pak më e vështirë për ta djegur organizmi dhe duke patur vështirësinë e djegies, nënkupton që harxhon dhe ca energji vetë duke e djegur këtë, e para. E dyta, ka një të mirë proteina dhe yndyrnat që nuk e ngacmojnë hormonin insulinë të trupit tonë. Që do të thotë, një person që ka pak mbipeshë apo obezitet nëse do të bjerë në peshë, duhet praktikisht jo vetëm që të marrë ushqime natyrale, por vetëm që duhet të ndajë në dhe kohën e marrjes të ushqimeve mirë. Që nënkupton... nëse ha shpesh edhe qoftë të njëjtën kalori që e merr në ditë, ai që merr shpesh vakte, ka më shumë predispozitë të shëndoshet, sepse ngacmon insulinën e trupit. Dhe nëse insulina ngacmohet, ajo është hormoni i energjisë që në një farë mase nënkupton që nuk e lë trupin të harxhojë rezervat që ai ka. Ndaj në rastin konkret nëse flasim për sheqerin industrial, sheqerin e tavolinës, të bardhin, pra që të gjithë e njohim, sigurisht që për mua është problem përdorimi masiv i tij. Pra sa më pak...' sugjeron doktor Gjergji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco