Lajmi i fundit

Matura 2026/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

‘Përhapja e gripit arrin 40-50%’/ Mjekja: Shqipëria veçanërisht e goditur! Fëmijët preken më rëndë

‘Përhapja e gripit arrin 40-50%’/ Mjekja: Shqipëria veçanërisht e goditur! Fëmijët preken më rëndë

11:11, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjekja Aurora Dollenberg deklaron se Shqipëria po përballet me një valë të fortë virozash, ku gripi po prek qytetarët në masë shumë më të madhe se mesatarja europiane.

E ftuar në Neës2, Dollenberg thekson se numri i rasteve në vend ka pësuar një rritje të konsiderueshme, duke arritur një dyfishim krahasuar me periudhat e mëparshme.

“Shqipëria është veçanërisht e goditur nga gripi; përhapja arrin 40-50%,” shpjegon Dollenberg. Ajo thekson se fëmijët e lindur gjatë dy-tre viteve të fundit, të cilët nuk kanë pasur shumë kontakte me virozat dhe kanë një sistem imunitar më të dobët, preken më rëndë. Pandemia e COVID-19 dhe izolimi i gjatë e kanë dobësuar imunitetin e tyre, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve sezonale.

Mjekja paralajmëron se ulja e temperaturave në Shqipëri favorizon riaktivizimin e viruseve, ndërsa mungesa e masave parandaluese në institucione publike rrit rrezikun e përhapjes. “Si realitet europian, gripi ka shënuar një rritje të madhe të rasteve. Në Shqipëri, kjo rritje është edhe më e theksuar, me një dyfishim të numrit të rasteve. Kohëzgjatja e virozave është më e madhe se në vendet e tjera europiane. Shqipëria është veçanërisht e goditur nga gripi, me përhapje që arrin 40-50%. Fëmijët e lindur gjatë 2-3 viteve të fundit nuk kanë pasur shumë kontakte me virozat dhe ata që kanë sistem imunitar më të dobët preken më rëndë nga gripi. Pandemia e COVID-19 ka dobësuar imunitetin, duke e bërë më të vështirë përballimin e sëmundjeve tek fëmijët.

Kur në Shqipëri bien temperaturat, viruset riaktivizohen, ndërsa qytetarët shpesh ndodhen të papërgatitur për t’u përballur me to. Mungesa e respektimit të masave në institucionet publike kontribuon gjithashtu në përhapjen e infeksioneve.” përfundon Dollenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco