Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Në këmbë ka deri në 100 milionë baktere, çfarë duhet të bëni me çorapet

Në këmbë ka deri në 100 milionë baktere, çfarë duhet të bëni me çorapet

19:25, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këmbët tona, të ngrohta dhe të lagura, krijojnë ambientin ideal për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave. Sipas disa studimeve, në vetëm një centimetër katror lëkure mund të gjenden deri në 100 milionë mikroorganizma, duke u kthyer në koloni të gjalla pa e kuptuar fare. Kjo situatë ndikon jo vetëm në lëkurën e këmbëve, por edhe në çorapet që veshim, të cilat shndërrohen në mjet për përhapjen e baktereve, sporeve, pluhurit dhe mbetjeve të kafshëve në mjedisin tonë të përditshëm.

Një studim i përmendur nga ‘Daily Mail’ tregon se vetëm 12 orë janë të mjaftueshme që çorapet të bëhen nga veshjet më të ndotura, pas vetëm të brendshmeve. Disa baktere janë të padëmshme, por të tjerat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës, puçrra dhe në raste të rënda sindroma toksike apo helmim të gjakut, veçanërisht nëse stafilokoku hyn përmes një plagë të vogël. Kërpudhat, si Aspergillus, gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes.

Aromat e pakëndshme të këmbëve nuk shkaktohen nga djersa vetë, që është pa erë, por nga metabolitët që prodhojnë bakteret si stafilokoku dhe Corynebacterium duke konsumuar djersën, duke krijuar erëra të forta dhe të vështira për t’u larguar.

Një kërkim i Universitetit të Lodz-it në Poloni tregoi se njerëzit që lajnë këmbët dy herë në ditë mund të kenë rreth 8,800 baktere për centimetër katror, ndërsa ata që i lajnë një herë në dy ditë, numri i baktereve mund të kalojë një milionin.

Si duhet të lahen çorapet për t’i mbajtur larg baktereve?

Një larje e zakonshme në lavatriçe nuk është e mjaftueshme për të eliminuar mikrobet. Microbiologia Primrose Freestone nga Universiteti i Leicester-it rekomandon:

  • Të lahen çorapet në të paktën 60 gradë Celsius për të vrarë bakteret;
  • Përdorimi i detergjentëve enzimatikë që ndihmojnë në heqjen e mikroorganizmave nga fibra e pëlhurës;
  • Nëse lavatriçja nuk arrin temperatura të larta, të përdoret hekurosja me avull, pasi nxehtësia e thellë mund të eliminojë edhe viruset dhe kërpudhat, si ato të këmbës së atletit.
  • Temperaturat më të ulëta si 30-40 gradë nuk janë të mjaftueshme për të shkatërruar bakteret që grumbullohen në rroba.

Këshilla për higjienën e këmbëve:

  • Lajini këmbët çdo ditë me ujë dhe sapun;
  • Thanini mirë, veçanërisht mes gishtave për të shmangur ambientet e lagura që favorizojnë kërpudhat;
  • Ndërroni çorapet çdo ditë;
  • Shmangni ecjen zbathur, sidomos në ambiente publike ose të përbashkëta.

Mosrespektimi i këtyre këshillave mund të çojë në shfaqjen e mollëzave të shkaktuara nga papilomavirusi njerëzor dhe infeksione të tjera bakteriale, veçanërisht nëse ka prerje ose lëndime të vogla në lëkurë.

Prandaj, kujdesi i përditshëm dhe pastrimi i duhur i çorapeve është i domosdoshëm për të mbajtur këmbët tuaja të shëndetshme dhe për të shmangur rreziqet e padëshiruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco