FOTO/ Kush nuk do ta donte një tortë të ftohtë me kafe?!

FOTO/ Kush nuk do ta donte një tortë të ftohtë me kafe?!

12:07, 09/08/2023
A+ Aa A-

Në këto ditë të nxehta është shumë e vështirë të mbani nën kontroll nepsin, e aq më tepër pastaj të përllogaritni kaloritë që konsumoni në çdo vakt. Dhe duhet thënë se një tortë e ftohtë me kafe do ta donim të gjithë.

Tortë e ftohtë me kafe – 2000 kalori

Përbërësit: 500 mililitra krem ​​për ëmbëlsira, 200 mililitra qumësht i plotë, 120 g biskota, 120 g sheqer, 30 g bajame, 30 g gjalpë, 4 të verdha veze, 1 lugë kafeje pluhur, kripë dhe merengë

Përgatitja: Në një enë të vendosur në zjarr ngrohni qumështin pa e lënë të ziejë, ku shtojmë një lugë kafe. Bashkoni të verdhat e vezëve dhe përziejini derisa të shkrijë sheqeri. Më pas shtoni ngadalë qumështin e vakët me kafenë. Përziejeni masën duke e mbajtur në zjarr, derisa të fillojë të krijohet një masë e trashë dhe kremoze. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të arrijë temperaturën e dhomës.

Grijini biskotat dhe bashkojini me gjalpin, duke krijuar një brumë të fortë. Shpërndajeni masën në fund të një tepsie të veshur me letër furre dhe vendoseni formën e kekut në frigorifer.

Ndërkohë rrihni kremin e pastiçerisë dhe shtojani me delikatesë kremit të kafesë. Masën e përftuar vendoseni në formën e kekut që kishit në frigorifer. Vendoseni kekun në ngrirje për 6 orë.

Në një tigan skuqni bajamet e grira imët dhe thekrojini për pak minuta. Nxirreni kekun e ftohtë nga frigoriferi, zbukurojeni me merengën dhe bajamet e thekruara. Lëreni në temperaturën e dhomës për 5 minuta përpara se ta shërbeni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco