Kanceri i lëkurës, fillon testimi i vaksinës së parë të personalizuar kundër melanomës

Kanceri i lëkurës, fillon testimi i vaksinës së parë të personalizuar kundër melanomës

11:22, 29/04/2024
A+ Aa A-

Një eksperiment i rëndësishëm ka filluar në Britani! Steve Young është një nga pacientët e parë që testoi vaksinën e personalizuar kundër melanomës, llojit më vdekjeprurës të kancerit të lëkurës.

Një tumor malinj u hoq nga lëkura e burrit 52-vjeçar disa muaj më parë dhe tani mjekët, duke përdorur mekanizmat mARN, kërkojnë të ndihmojnë sistemin e tij imunitar të njohë dhe eliminojë në kohë qelizat kancerogjene, në mënyrë që sëmundja të mos i rikthehet.

Vaksina, mRNA-4157 (V940), përdor të njëjtat mekanizma si vaksinat aktuale të COVID dhe në provat e saj të para njerëzore po jepet së bashku me ilaçin e kancerit pembrolizumab.

Vaksina është e personalizuar që do të thotë se është projektuar sipas materialit gjenetik të tumorit të hequr nga një pacient i caktuar, në mënyrë që të udhëzojë trupin të prodhojë proteina ose antitrupa që synojnë qelizat specifike të kancerit.

Sa më herët të zbulohet melanoma, aq më e lehtë do të jetë për t'u trajtuar dhe aq më të mëdha do të jenë shanset për një kurë përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco