Një mutacion i ri i COVID-19 identifikohet në Qipro, bëhet fjalë për Deltacron

Një mutacion i ri i COVID-19 identifikohet në Qipro, bëhet fjalë për Deltacron

06:46, 08/01/2022
A+ Aa A-

Një lloj i ri i koronavirusit është identifikuar në Qipro, sipas asaj që deklaroi në mediat qipriote profesori i Departamentit të Shkencave Biologjike të Universitetit të Qipros, Dr. Leontios Kostrikis .

Sipas faqes sigmalive.com, Profesori pretendon se ky është mutacioni Deltacron i cili është identifikuar në 25 raste dhe duket se shtamet kanë një sfond gjenetik të mutacionit Delta .

''Ne gjejmë një numër të konsiderueshëm variantesh që janë identifikuar vetëm në Omicron i cili ka dallime nga shtamet e tjera sepse gjenomi i tij ka 30 variante të ndryshme. Nga këto,10 variante të Omicron u identifikuan në incidentet që ne identifikuam në Qipro . Ka interes ndërkombëtar”është shprehur profesor Kostrikis.

Ai shpjegoi se, “25 pacientët tek të cilët u zbulua mutacioni i ri, 11 u shtruan në spital. Incidenca e mutacionit të ri ishte më e lartë te pacientët e shtruar sesa te pacientët ambulatorë. Mund të themi se lidhja e Deltacron me sëmundjet që kërkojnë trajtim nuk është e rastësishme”.

Dr. Kostrikis pohoi gjithashtu se u emërua kështu sepse ka të bëjë me mutacionet e Delta dhe Omicron. 

“Ka pasur zëra se një mutacion i tillë është raportuar por nuk është identifikuar në asnjë vend”.

Së fundi, lidhur me mutacionin e ri, Dr. Kostrikis tha se nëse do të mbizotërojë mbi Omicron dhe Delta, është shumë herët për të parë, por sipas analizave të tij, ai beson se ky variant i ri mund të zëvendësojë Omicron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco