COVID-19/ Mutacioni brazilian mbërrin shumë afër Shqipërisë

COVID-19/ Mutacioni brazilian mbërrin shumë afër Shqipërisë

13:16, 11/06/2021
A+ Aa A-

Konfirmohet rasti i parë  i mutacionit brazilian të koronavirusit në Greqi.

Sipas informacionit Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ky mutacion është gjetur tek një burrë në Athinë dhe procesi i gjurmimit të kontakteve të tij është duke u zhvilluar.

Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të Coronës.

Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

Gjithashtu deri më tani është mësuar se ky mutacion  mund të infektojë sërish edhe personat që e kanë kaluar një herë infektimin me koronavirus.

Kjo hipotezë po vërtetohet me zgjerimin e studimeve për mutacionet e reja që ka pësuar COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco