Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kirurgu Sokol Xhepa realizon ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale

Kirurgu Sokol Xhepa realizon ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale

16:58, 26/04/2024
A+ Aa A-

Nuk jemi fizikisht brenda sallës së operimit, por virtualisht duke parë një ndërhyrje të rrallë që u krye këtë të premte në QSUNT nga kirurgu Sokol Xhepa.

Për herë të parë në QSUNT u përdor një aparaturë e re joinvazive që shërben për matjen e oksigjenimit të trurit të pacientit, që në këtë rast u operua në arterien karotide në qafë.

“Unë e kam parë në trajnime të tjera, hera e parë ishte shumë pozitive dhe thjesht të jep siguri, ti punon më i qetë dhe je më i sigurt”, thotë Profesori Sokol Xhepa.

Aparatura e siguruar për këtë eksperimentim vjen si një iniciativë e Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare dhe Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUNT.

“Është një teknologji e re që duam ta fusim rutinë në QSUNT për të minimizuar riskun e komplikacioneve celebrale, infarkteve gjatë interventit”, shprehet profesori Saimir Kuçi, President i Shoqatës të Anestezi-Reanimacionit.

Viteve të fundit mjekët thonë se ka një rritje të pacientëve me probleme në arteriet karotide ose thënë ndryshe në arteriet që ushqejnë trurin.

“Në tre vitet e fundit janë trajtuar rreth 570 pacientë, 2023-246 ky numër ka ardhur duke u rritur, po egzistojnë shumë pacientë të padiagnostikuar. Mjafton një ekodobler i arterieve karotide të qafës duhet të planifikohet të check up”, thotë Sokol Xhepa.

 

Stili i jetesës është një ndër faktorët e riskut për shtimin e kësaj patologjie.

 

@rtvklanofficial Ndërhyrja e rrallë në QSUNT Nuk jemi fizikisht brenda sallës së operimit, por virtualisht duke parë një ndërhyrje të rrallë që u krye këtë të premte në QSUNT nga kirurgu Sokol Xhepa. Për herë të parë në QSUNT u përdor një aparaturë e re joinvazive që shërben për matjen e oksigjenimit të trurit të pacientit, që në këtë rast u operua në arterien karotide në qafë. “Unë e kam parë në trajnime të tjera, hera e parë ishte shumë pozitive dhe thjesht të jep siguri, ti punon më i qetë dhe je më i sigurt”, thotë Profesori Sokol Xhepa. Aparatura e siguruar për këtë eksperimentim vjen si një iniciativë e Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare dhe Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUNT. LEXO MË SHUMË NË TV KLAN.AL #TvKlan #news #fyp #news #QSUNT ♬ original sound - RTV KLAN

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco