Mjeku për SYRI TV: Çdo rast me pneumoni të vijë në Tiranë, epidemia do ulet me ngritjen e temperaturave

Mjeku për SYRI TV: Çdo rast me pneumoni të vijë në Tiranë, epidemia do ulet me ngritjen e temperaturave

13:25, 06/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku i Sanatoriumit, Arian Mezini, në një intervistë për SYRI TV, tha se “shifra e vdekshmërisë nga koronavirusi në Shqipëri duket e lartë për shkak të nivelit të ulët të testimeve”.

Ai tha se ka një mesazh, që të gjitha rastet me pneumoni në rrethe, të dërgohen me urgjencë në Tiranë, madje i bëri thirrje edhe Ministrisë së Shëndetësisë që të operojë më shpejt në këtë drejtim. Sipas tij, skaneri i mushkërive është i nevojshëm.

“Ky është protokoll në gjithë botën. Kur shfaqen pneumonitë, virusi ka zbritur poshtë në mushkëri. Në Kinë u konstatua se 50 deri 60 përqind e rasteve me pneumoni, rezultonin negativ në tampon për koronavirus.

Rastet me pneumoni duhen nisur për në Tiranë pasi mund të ndodhë që tamponi të dalë negativ. Në rast se në skaner kemi pneumoni bilaterale, duhen transferuar për në Tiranë sa më shpejt”.

Mjeku tha se me rritjen e temperaturave, kurba do të ulet.

“Shpresojmë që tani që po ngrihen temperaturat, virulenca do bjerë dhe që kjo epidemi të bjerë që të kemi kurën dhe vaksinën. Ky është virus respirator dhe nuk ka pse sillet ndryshe nga viruset e tjera me ngritjen e temperaturave,” tha mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Isuf06/04/2020 13:31

Po Spanja qe e ka temeraturen e larte, e ka te ulet kurben e infeksionit?!

Shto koment

Denonco