Mjeku Kalo jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do dalin nga spitali shumë të prekur me COVID-19

Mjeku Kalo jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do dalin nga spitali shumë të prekur me COVID-19

17:37, 21/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku i Spitalit të Infektivit në QSUT, Tritan Kalo, dha lajmin e mirë në emisionin ‘Kjo Javë’, në News24, se shumë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 do të lënë shumë shpejt spitalin.

Por, siç theksoi mjeku Kalo, jo të gjithë pacientët e shtruar tek Infektivi kanë ecur mirë, dhe katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive.

‘Do dalin shumë së shpejti, dhe të tjerët nuk kanë plotësuar akoma atë kursin 10 ditor të trajtimit. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë klinike.

Jo të gjithë ata që kanë ardhur në spital kanë ecuri të mirë. Katër prej tyre janë në terapi intensive. Janë rëndë, por shpresojmë që të kemi maksimumin e dobishmërisë në trajtimin e tyre.

Vetëm 1 në gjashtë të infektuar ka të detyrueshëm spitalin, për shkak të temperaturës, kollës, frymëmarrjes, pjesa tjetër trajtohen në shtëpi.

Tani preken të gjithë, se është krijuar koncepti i gabuar sikur preken vetëm të moshuarit dhe të sëmurët kronikë’, u shpreh Kalo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco