Lidhja e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve me goditjet kardiovaskulare

Lidhja e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve me goditjet kardiovaskulare

14:08, 17/02/2020
A+ Aa A-

Ekspertët e dinë se ekziston një lidhje midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe goditjeve kardiovaskulare, por tani hulumtimet e reja kanë vënë në qendër të vëmendjes pse ekziston kjo lidhje.

Sipas dy fushatave kërkimore që po prezantohen në American Stroke Association’s International Stroke Conference, sëmundja e mishrave të dhëmbëve (i njohur edhe si periodontiti ose sëmundja periodentale) ishte e lidhur ngushtë me ngurtësimin e arterieve.

Studimet sugjerojnë që trajtimi i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun edhe për goditje në tru.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një infeksion kronik bakterial që ndikon në strukturat e buta dhe të forta që mbështesin dhëmbët.

Shoqërohet me inflamacion, i cili duket se luan një rol në forcimin e enëve të gjakut, i njohur ndryshe edhe si arterosklerozë. Studimet nuk tregojnë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojë bllokim të arterieve ose goditje në tru, thjesht se ekziston një lidhje.

Të kesh shëndet parodental është thelbësore për tu ruajtur nga shumë sëmundje./g.s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco